Bashkia Mirditë, ka mbajtur sot dëgjesën publike në ambjentet e Pallatit të Kulturës Rrëshen, në kuadër të hartimit të Dokumentit të Planit të Zhvillimit Territorial, dhe Rregullores së Planit të Planit të Përgjithshëm Vendor, në kuadër të Fazës së III-të të këtij Plani.
Në këtë dëgjesë publike morën pjesë qytetarë dhe palët e interesuara, të cilët u informuan dhe diskutuan rreth projekteve që janë parashikuar të realizohen.
Faza e III-të përfshin një përmbledhje, që vjen si rezultat i fazave të mëparshme të zhvillimit të këtij Plani.
Kjo fazë, përbëhet nga katër komponentë kryesorë:
-Plani i propozimeve territoriale, i cili përfshinte ndarjen në pesë sisteme terreni, ndarjen në zona dhe kufinjtë e përdorimeve të propozuara të tokës;
-Planin e mbrojtjes së mjedisit, i cili përcaktonte standardet dhe rregullat për aktivitete të ndryshme me qëllim zbutjen e ndikimit në mjedis;
-Programin e shërbimeve dhe infrastrukturës publike ku përcaktohej infrastruktura bazë dhe efektet e tyre mbi Bashkinë;
-Planin e veprimeve për zbatimin e PPV, i cili lidhej me planin e veprimeve dhe projekteve që do të realizohen në bashki në 15 vitet e ardhshme.