Mirënjohje për dy motrat murgesha, Bija të Dashurisë së Krishterë

-Për shërbimet  humane në komunitetin e Mirditës prej disa viteve-

Kryetari i bashkisë z.Ndrec Dedaj, nderoi me Mirënjohje të Bashkisë Mirditë, dy motrat murgesha, Bija të Dashurisë së Krishterë, të cilat shërbejnë humanisht prej disa viteve në Mirditë.  Ato janë motër Dafina Grabanica, e ardhur nga Klina e Kosovës me shërbim kishtar në Mirditë dhe motër Mirjam Lazraj, gjithashtu e ardhur nga Zllakuqani i Kosovës për në Mirditë.

Respektivisht, Mirënjohjet u dedikuan me këtë motivacion:

-Motër Dafina Grabanica (Klinë):

Bijë e Dashurisë së Krishterë, për kontributin e vyer në shërbim të personave në

nevojë në Mirditë prej 6 viteve këtu; si misionare humane me karizmën e shpallur

hyjnore në shërbimin e përvujtë ndaj të sëmurëve, invalidëve dhe të moshuarve,

për inspirimin e masës së Rinisë Mariane Vinçenciane në dhënien e kurajos

shpirtërore ndaj qytetarëve të shumtë dhe gjallërimin e jetës në komunitet.

-Motër Mirjam Lazraj (Zllakuqan):

Bijë e Dashurisë së Krishterë, për kontributin e vyer në shërbim të personave në nevojë në Mirditë prej 3 viteve këtu; si misionare humane me karizmën e shpallur hyjnore në shërbimin e përvujtë ndaj të sëmurëve, invalidëve dhe të moshuarve. Për kontributin e veçantë në nismën për hapjen dhe mbajtjen e mensës të të varfëve me frekuentim të përditshëm në Rrëshen.

Nderimi kaloi përmes një bisede vëllazërore, duke bashkëndarë dhe emocionet e shumta që ato kanë kaluar në shërbim të njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, duke u shprehur se njerëzit këtu dhe Mirdita kanë lënë shenj të fortë në jetën e tyre. Ato u shprehën se detyra dhe vullneti i Zotit është që ne të shkojmë me shërbimin tonë në vende të tjera, por mendja dhe zemra nuk do shkëputet kurrë prej këtij vendi. Njëherit falenderuan kryetarin e bashkisë, pasi siç dhe u shprehën ato, sa herë janë drejtuar për t’i ndihmuar në aktivitetin e tyre, e kanë gjetur përkrahjen dhe ndihmën konkrete në mënyrë të vazhdueshme.

Kryetari i bashkisë z. Dedaj u shpreh, se puna e tyre, shërbimi ndaj njerëzve të varfër, na ka motivuar në veprimtarinë tonë humane, ndaj dhe jemi përfshirë në disa projekte humanitare si ndërtime shtëpijash për njerëz në nevoja ekstreme, si dhe për ndërtimin e një sistemi konvejer ndihmash për nevojtarët që në zonën tonë nuk janë të paktë.

47065000_409777486224949_7821890866338856960_n
47060066_205278307023456_1812339305419374592_n
46888724_2096223850398724_999221779182387200_n
46783769_288755421768956_3398186212018618368_n

“Praktikat më të mira 2018”, bashkia Mirditë fiton çmimin e parë

Në konkursin Kombëtar “Praktikat më të mira 2018”, Bashkia Mirditë është vlerësuar me çmimin e parë, duke konkuruar në fushën e turizmit me një aplikim të paraqitur nga “Info-Kulla”. Çmimi i është dorëzuar kryetarit të bashkisë z. Ndrec Dedaj nga znj. Valbona Karakaçi, një nga drejtueset e DLDP.

Konkursi Kombëtar “Praktikat më të mira 2018” është organizuar nga Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore me mbështetjen e DLDP e cila financohet nga qeveria zviceriane. Ndërsa aplikimet janë dorëzuar në një aktivitet në Tirana Internacional më 20 nëntor, fituesit u shpallën sot në Konferencën Kombëtare për decentralizimin e Pushtetit Vendor, konferencë e cila i zhvilloi punimet në Tiranë.

Të pranishëm kanë qenë zv/kryeministerja Senida Mesi, z/ministerja e Punëve të Brendshme që mbulon pushtetin vendor, ambasadori i qeverisë zvicerane, kryetar të bashkive, drejtues të DLDP-së etj. Nga shqyrtimi i aplikimeve të shumta është vlerësuar se ai i paraqitur nga Bashkia Mirditë ishte më i vlerësuari, duke e renditur të parin në të gjithë aplikimet.

46725849_706540133062480_2237260043718230016_n
46745307_586627348459240_2107786059852021760_n
46645644_586627375125904_4128845709111721984_n
2
1

Kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e një banese të re, për Nikoll Ndrec Prenga në Bulshar

Kryetari i bashkisë Mirditë ishte sot në fshatin Bulshar të Njësisë Administrative Orosh, ku filloi puna për ndërtimin e një banese të re për një nga familjet në nevojë të atij fshati. Është fjala për ndërtimin e një banese të re nga themelet për z. Lek Bardhok Marku i cili jeton me xhaxhain e tij të vjetër Nikoll Ndrec Prenga, gruan e tij, bashkëshorten dhe një vëlla invalid i grupit të parë. Banesa e tyre ne Bulashar është mbi 100 vjeçare, mjaft e amortizuar deri në rrezik shembje.

Një intervenim i tillë në këtë familje është në kuadër të nismës së kryetarit Ndrec Dedaj për ndërtimin e 50 banesave në Mirditë, për familjet kushte të pamundura. Ndërtimi i banesës për familjen Lekë e Nikoll Ndrec Prenga në Bulsharë është e dyta në rradhë qe merret persiper te ndertohet nga bisnesmeni Nikolin Qafa, pas ndërtimit nga themelet të një banese në Tenë për Mark Përndrecën ndersa disa tjera që janë në fazën përfundimtare, në Njësitë Administrative Selitë, Rreshen, Fanë.

Thirrjes së kryetarit të bashkisë për ndërtimin e banesës për Lekë dhe Nikoll Ndrec Prenga i është përgjigjur bisnesmeni Nikolin Qafa, i cili ka marrë përsipër që brenda dy muajsh të jetë e përfunduar, brenda të gjitha kondicioneve bashkohore. Në kohë rekord është hapur trualli i ri në afërsi të ndërtesës së vjetër dhe është ofruar baza e nevojshme materiale. Nikoll Ndrec Prenga dhe familja e tij kanë falenderuar kryetarin e bashkisë z. Ndrec Dedaj, për të cilin thanë se ishte i pari pushtetar që ishte kujtuar për këtë familje në kushte të rënda ekonomike e shëndetësore.

    DSC00691
    DSC00693
    DSC00674
    DSC00681
    DSC00683
    DSC00685
    DSC00686
    DSC00701