Projekt i BE: Mirdite & Ulqin, në projektin për fuqizimin e femrave si sipërmarrëse

 

“The Feminine Side of Quality “. Titullohet projekti qe shtrihet ne 18 muaj si kooperacion ne mes bashkise Mirdite dhe Komunes Ulqin (Mali i Zi)

Bashkimi Europian u jep rendesi projekteve te tilla nderkufitare, ndaj dhe eshte njeri prej tyre, qe po implementohet nga dy qeverisjet vendore, Bashkia Mirditë dhe Komuna Ulqin.

Qellimi: Nxitje e bashkëpunimit ndër-kufitar  për rritjen e mundësive të punësimit dhe vetë-punësimit për gratë në zonat rurale të Mirditës dhe Ulqinit  duke shfrytëzuar potencialin ekzistent të  traditës lokale në kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e produkteve  agro-ushqimore.

Grupet perfaqesuese u mblodhen sot ne Mirdite ne nje takim te zgjeruar ku moren pjese dhe drejtuesit vendore, kryebashkiaku Ndrec Dedaj nga bashkia Mirdite dhe Loro Ndrekiq, drejtues i komunes Ulqin (Mali i Zi). Ketij te fundit iu dhuru dhe stema ne filigram dhe qelq e bashkise Mirdite.

Me pas nga ana e dy drejtuesve vendore u be nje  rezyme mbi gjendjen social-ekonomike te dy rajoneve, dhe u analizuan hapat e hedhura deri me tash per projektin ne fjale, i cili permbyllet ne fund te ketij viti permes disa veprimtarive praktike si ne Mirdite dhe Ulqin, permes nje clip-i te realizuar pergjate punes si dhe disa panaireve me produkte te tradites te grave pjesemarrese si ne Ulqin dhe Mirdite.

51037726_381554779278099_1231503415960403968_n
50835124_2099491276761465_6662452960041107456_n
51290764_415158429026344_4083777607957479424_n
51112783_988717734657788_3411889090428141568_n
51281550_816637385380910_2495556825689096192_n

Njoftim mbi mbarimin e afatit te pageses se takses familjare

TË NDERUAR  TAKSAPAGUES TË BASHKISË MIRDITË

Ju  njoftojmë qe ka mbaruar afati per pagesen e takses familjare.

Per cdo vonese në pagesën e taksave familjare do te perllogariten gjoba dhe kamatevonesa.

Afati i fundit per detyrimet vendore per vitin 2018 eshte data 31 Mars 2019  .

Per detyrimet e prapambetura vendore te viteve 2016-2017 ka kaluar cdo afat ligjor dhe do te jene te perllogaritura kamatvonesat dhe gjobat.

Per cdo sqarim paraqituni prane NJesive Administrative ku banoni apo prane Drejtorise Taksave dhe Tarifave Vendore ne Bashkine Mirdite.

Per informacion me te detajuar ,ankese apo cdo paqartesi drejtohuni ne menyre elektronike apo forme shkresore ne kete adrese: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave ,ndertesa  -ish Bashkia Rreshen kati III-te,sheshi Abat Doçi, emal:drejtoria.tatimeve@bashkiamirdite.gov.al

 

DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE  VENDORE

Si të paguajnë Taksat qytetarët

  1. Pagesa e Taksës mbi Ndërtesën:

Për kategorinë “Ndërtesa banimi” (nënkupton banesën në pronësi ku taksapaguesi ka banimin e zakonshëm)kategorinë “Ndërtesa në pronësi më shumë se një banesë” (taksapaguesit të cilët kanë në pronësi më shumë se një banesë),”Ndertesa ne perdorim (kontrate qiraje) detyrimi paguhet në 4 keste të barabarta përkatësisht nga çdo familje,.

Shuma e detyrimit llogaritet sipas m2 te ndërtesës.

  1. Pagesa e Tarifës Pastrimit,Gjelbërimit dhe Ndriçimit

Për kategorinë “Familjarë” detyrimi paguhet në 4 këste të barabarta, për  cdo3 -mujor përkatësisht si me poshte:

  • Ne qytetin Rubik dhe Rrëshen detyrimi është 350 lekë/çdo 3 muaj për çdo familje.
  • Në te gjitha Njësitë tjera administrative ku kryhet shërbimi 100 lekë /çdo 3 mujor për çdo familje.
  1. Pagesa e taksës për tokën bujqësore
  • Për kategorinë tokë bujqësore pagesa kryhet cdo tremujor,dhe është 490 leke /ha ne vit(sipas  m/ha qe disponon familja)
  1. Pagesa e Taksës së truallit
  • Për kategorinë “Familjar”banesa private fshat apo qytet detyrimi paguhet në 4 këste të barabarta përkatësisht 0.12.lekë /m2 në vit.

Mënyra dhe afati i pagesës:

  • Pagesa kryhet cdo date 10 e tremujorit pasardhës dhe per tremujorin e fundit do te jetë data 20 dhjetor.

Pagesa e detyrimit kryhet ne cdo banke të nivelit të dytë ,pranë arkës së bashkisë apo cdo institucioni tjeter qe lejon ligji.

Cdo familje duhet te paiset me librezen dhe MA qe verteton likujdimin e detyrimeve vendore.

Mospagesa e taksave vendore është objekt i masave shtrenguese qe parashikon ligji 9920 datë 19.05.2008”për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar dhe PF e vitit 2019 të Bashkisë Mirditë.

Përjashtohen nga pagesa e taksës mbi ndërtesat familjet:

  • Banesat sociale në pronesi te bashkive
  • Pasuritë e paluajtshme ,pronë e subjekteve juridike ose fizikë që në bazë te marrëveshjeve me bashkitë përdoren për banesa sociale.
  • Ndërtesat e banimit te kryefamiljareve që përfitojne pension pleqërie ose pension social,që janë me banim në fshat ose qytet kur familja përbehet vetën nga pensionistet.(certefikten familjare)
  • Ndërtesat e banimit të kryefamiljareve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
  • Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që kanë statusin e invalitit dhe që kanë në përberjen e tyre pjesëtare madhorë të familjes të papunë(vertetim nga zyra e punës)

 

 

DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE