Rrugës për Marub ” Dasma e Arbrit”

 

– Gjatë ditës së djeshme në Infokulla Mirditë

u zhvillua një aktivitet turistik tejet i larmishëm që la mbresa te pashlyeshme për ata që e kanë ndjekur  nga afër. “Rrugës për Marub” event i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizimit, Bashkinë Mirditë  si dhe në bashkëpunim me shoqatat ODA, Penta dhe Publicita. Shpk.

Pas ceremonisë së hapjes nga drejtyese e ODA, Zana Sina, në një mjedis të hareshëm, erdhi pjesa e turneut gastronomik mbi produktet dhe nënproduktet e zonës, parada e veshjeve tradicionale, aktivitete muzikore lokale të kombinuara me ato moderne për gjithë të pranishmit të ftuar dhe vendas. Dhe natyrisht qershia mbi tortë si përherë në veprimtari të tilla turistike, artistet e Ansamblit Mirdita që përcollën ritualin e hershëm të Dasmës së Mirditës, ksaj rradhe titulluar “Dasma e Arbrit”.

Përshëndetje speciale sollën per këtë event kryetari i bashkisë Mirditë z.Ndrec Dedaj si dhe Ministri i Turizmit z.Blendi Klosi, që e quajti risi kombëtare këtë veprimtari të këndshme në Mirditën e historive të mëdha dhe pasurive te shumta turistike.

 

 

Rizgjidhet Ndrec Dedaj, betohet dhe merr mandatin e dytë

Zhvillohet mbledhja e parë e këshillit të ri bashkiak. Ndrec Dedaj merr zyrtarisht drejtimin e bashkisë Mirditë, për mandatin e ardhshëm, katër vjeçar.

Sot në ora 11 u zhvillua ceremonia zyrtare për konstituimin e Këshillit Bashkiak, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, si dhe procedura vijuese, betimi i kryetarit te bashkise z. Ndrec Dedaj. Të pranishëm kanë qenë ministri i brendshëm z. Sandër Lleshaj, prefekti i qarkut Lezhë z. Gjok Jaku, deputetet Lindita Nikolla dhe Adriana Jaku, nënprefektja Marie Doda etj.
Ceremonia u zhvillua në sallën e pallatit të kulturës në Rrëshen, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh.

Ne fillim e ka marrë fjalën sekretari i këtij këshilli z. Gasper Topollaj i cili ka lexuar listën prej 17 anëtarësh, duke theksuar se ata i përkasin shtatë partive politike që morën pjesë në këto zgjedhje.

Më pas drejtimin e senacës së parë e ka marrë anëtarja më e vjetër në moshë znj. Marie Nikolli. Në vijim të procedurave ligjore, monitoruar dhe nga përfaqësues të Prefekturës Lezhë është bërë zgjedhja me votim të fshehtë e kryetarit të këtij këshilli z. Pjetër Pjetri. Po me votim u zgjodh edhe nënkryetarja e këtij këshilli, znj. Marie Nikolli.

Më pas është zhvilluar ceremonia e betimit të kryetarit të bashkisë për mandatin e rradhës, z. Ndrec Dedaj. Në fjalën e tij z. Dedaj ka theksuar se mandati i dytë do të jetë një mandat i sprovës dhe punëve të mëdha. Z. Sandër Lleshaj ka shprehur gatishmërinë e tij për mbështetje në procesin zhvillimor të Bashkisë Mirditë, për katër vitet e ardhshme.

 

 

FA nis ndërtimin e urës “ BEJLI ” në Mirditë

Forcat e armatosura shqiptare në bashkëpunim me bashkinë Mirditë kanë nisur ndërtimin e urës “Bejli” në fshatin Jezull, njësia administrative Rrëshen, e cila pritet të ndërtohet në një kohë rekord prej 6-ditësh.

Ndërtimi i kësaj ure do t’i shërbejë banorëve, jo vetëm për rritjen e cilësisë së jetës, por dhe për rritjen e sigurisë që është prioritet kryesor për të cilin FA përkujdeset.

Përfundimi me sukses i kësaj ure, do t’i japë zgjidhje problemit të lidhjes së fshatrave me njëri-tjetrin dhe lehtësimit të transportit në të gjitha stinët e vitit.