Kryetari i bashkisë Mirditë ishte sot në fshatin Bulshar të Njësisë Administrative Orosh, ku filloi puna për ndërtimin e një banese të re për një nga familjet në nevojë të atij fshati. Është fjala për ndërtimin e një banese të re nga themelet për z. Lek Bardhok Marku i cili jeton me xhaxhain e tij të vjetër Nikoll Ndrec Prenga, gruan e tij, bashkëshorten dhe një vëlla invalid i grupit të parë. Banesa e tyre ne Bulashar është mbi 100 vjeçare, mjaft e amortizuar deri në rrezik shembje.

Një intervenim i tillë në këtë familje është në kuadër të nismës së kryetarit Ndrec Dedaj për ndërtimin e 50 banesave në Mirditë, për familjet kushte të pamundura. Ndërtimi i banesës për familjen Lekë e Nikoll Ndrec Prenga në Bulsharë është e dyta në rradhë qe merret persiper te ndertohet nga bisnesmeni Nikolin Qafa, pas ndërtimit nga themelet të një banese në Tenë për Mark Përndrecën ndersa disa tjera që janë në fazën përfundimtare, në Njësitë Administrative Selitë, Rreshen, Fanë.

Thirrjes së kryetarit të bashkisë për ndërtimin e banesës për Lekë dhe Nikoll Ndrec Prenga i është përgjigjur bisnesmeni Nikolin Qafa, i cili ka marrë përsipër që brenda dy muajsh të jetë e përfunduar, brenda të gjitha kondicioneve bashkohore. Në kohë rekord është hapur trualli i ri në afërsi të ndërtesës së vjetër dhe është ofruar baza e nevojshme materiale. Nikoll Ndrec Prenga dhe familja e tij kanë falenderuar kryetarin e bashkisë z. Ndrec Dedaj, për të cilin thanë se ishte i pari pushtetar që ishte kujtuar për këtë familje në kushte të rënda ekonomike e shëndetësore.

    DSC00691
    DSC00693
    DSC00674
    DSC00681
    DSC00683
    DSC00685
    DSC00686
    DSC00701