Një kabinet muzike model, në shkollat 9 vjeçare të Rrëshenit

Është përuruar sot kabineti i ri i muzikës në shkollat 9 vjecare të Rrëshenit, me një fizionomi të vecantë didaktike dhe muzeore. Mësuesi i muzikës, Nikollë Tusha, që nga Tarazhi ku ai e ka krijuar si model të eksperimentuar në mënyrë rishtare, 12415394_10207082854621812_1917068272_o 12415683_10207082853821792_1039534194_otashmë i emëruar mësues muzike në Rrëshen, ka sjellë dhe kabinetin metodik të përmirësuar dhe plotësuar dhe me elementë të tjerë mësimorë dhe muzeorë.

Pikërisht, sot është bërë dhë përurimi i këtij kabineti mësimor ku morën pjesë mësues dhe autoritete vendore dhe drejtues të Arsimit në Mirditë.

Drejtoresha e shkollës Nora Kacorri, ka falenderuar mësuesin e muzikës duke evidentuar pasionin e tij për ti bërë një dhuratë kaq të bukur shkollës, si kabinet tejet funksional.

Drejtori i zyrës arsimore Gëzim Kacorri, duke falenderuar mësuesin e muzikës për punën e bërë, theksoi faktin se ky kabinet do ti shërbejë më së miri dhe hapjes së klasës së muzikës vitin që vjen, një nismë tashmë e miratuar dhe nga Ministria e Arsimit.

Në emër të bashkisë Mirditë përshëndeti nënkryetari Julian Përgega, i cili theksoi përkushtimin e një mësuesi që do të shërbejë si model edhe për shkollat e tjera por dhe për institucionet kultrore, duke premtuar mbështejen e bashkisë në të ardhmen për projekte të tilla.

Më pas përshëndetën edhe mësues të tjerë të muzikës, jo vetëm në Mirditë por dhe nga Elbasani.

Më pas të pranishmit kaluan një bashkëbisedim të ngrotë përmes një kokteili të shtruar me këtë rast.

 

BASHKIA
Logo