Pak minuta me fëmijët e çerdhes Rrëshen, në prag festat e Krishtlindjes dhe vitit të Ri.

-Dhurata më e çmuar, një godinë e re për fëmijët-

Janë fëmijët e çerdhes së Rrëshenit, të cilët kanë marrë dhuratën më të çmuar nga Kristlindjet dhe “babagjyshi” i vitit të ri 2016. Për herë të parë pas më shumë se 40 vitesh, 50 fëmijë nga mosha 01-03 vjeç, janë rehatuar në një ndërtesë të refoto2, të ndërtuar posaçërisht për ta. Kështu godina e vjetër e cila kishte humbur shumë nga funksionet bazike të saj, tashmë është rrafshuar, ndërsa fëmijët janë vendosur në ambiente bashkohore, të ngrohta dhe mjaft atraktive për këtë moshë mjaft delikate.

Dihet që ata kanë qenë me fat edhe nga zhvillimi infrastrukturor i zonës ku ndodhej çerdhja e qytetit Rrëshen, zhvillim i cili ka diktuar shëmbjen e saj dhe zhvendosjen e fëmijëve në godinën e re, të sapo përfunduar.

Nëse futeshfoto3 në ambientet e reja, padyshim vëren përkushtim fillimisht të firmës ndërtuese të godinës, “Jushi” shpk, por mbi të gjitha është përkushtimi i gjashtë edukatoreve dhe komunitetit të prindërve. Që në hyrjen kryesore vëren ndryshim rrënjësor. Duket se janë marrë arredues profesioniste, por në fakt është vetëm përkushtimi i gjashtë punonjësve aty, edukatoreve, guzhiniere, dhe sanitare si Violeta, Vjollca, Atmirela, Tonja, Flora dhe Roza, mbështetur edhe nga një kolege e tyre e Kopshtit të fëmijëve, mësuese Dhurata, nën drejtimin estafi drejtoreshës së këtij institucioni znj. Mrikë Përgega.

Shkallët që të çojnë në dhomat e fëmijëve janë zbukuruar si në ditë festash, por që në fakt kështu do të jenë gjatë 365 ditëve të vitit. E nëse ndodhesh në katin e dytë ku edhe janë dyert që të çojnë nëpër klasat e fëmijëve, kudo që të trokasësh të shfaqet një pamje e njëjtë. Ngrohtësi, përkushtim, pamje që vetëm fëmijët aq të vegjël mund ti shfaqin. Fëmijët janë mbledhur në tavolinat e tyre, në një temperaturë tepër normale, edhe pse janë ditë dimri. Të gjitha kanë vendosur kapuçët e festave, nën pushtimin e tollumbaceve shumë ngjyrëshe, mes lodrave të shumta. Është momenti i shpërndarjes së dhuaratave për fëmijët. Edukatoret me mundësitë e tyre finaciare kanë sajur për sejcilin nga një dhuratë.Picture 008 Edhe pse janë kaq të vegjël, të gjithë nën moshën 3 vjeç, fëmijët dinë të gëzohen për dhuratat nga mësueset e tyre. Të gjithë turren për të marrë dhuratën duke i vështruar mësueset me një mirësi fëminore, a thua që janë prinëdrit e tyre. Nga 50 fëmijë, vetëm njëri kujtohet të thërrasë mami, mami, por edukatorja me shumë kujdes merr një telefon dhe bën sikur po thërret mamin e fëmijës. Kaq u desh që edhe ky fëmijë të përfshihet në festë me fëmijët e tjerë. E njëjta situatë është në të gjitha dhomat, si te mësuese Violeta, te Tonja, Vjollca apo Atmirela.

Mrikë Përgega, drejtuese e çerdhes së fëmijëve, thotë se në fillim kur kishte marrë çelësat e godinës së re nuk e kishte besuar se në kohë rekord, këto ambiente do të ktheheshin në situatën ku ndodhen sot. Edhe pse godina është e re dhe mjaft funksionale, duhej menduar për çdo gjë e cila duhej të ishte e re, deri edhe perdet, dritaret, xhamat dhe çdo gjë tjetër e domosdoshme. Mrika veçon mbështetjen e Bashkisë dhe të kryetarit Dedaj, mbështeje e cila është permanente me shtrirje gjatë gjithë vitit. Pritet që fillimvitin e ardhshëm bashkia të shtojë kapacitetet pritëse, pasi edhe pse aty janë akomoduar 50 fëmijë, kërkesat janë edhe për më shumë. Por një ndihmesë të madhe kanë dhënë sidomos prindërit e fëmijëve, të cilët kanë qenë mbështetje e stafit të çerdhes, për të krijuar atë ambient i cili është i konkurueshëm me shumë insitucione të tjera të ngjashme.

a.ndoja   

Tags:

BASHKIA
Logo