Situatë normale në ujmbledhësin e fshatit Sheshe.

-Ngrihet shtabi i emergjencave për menaxhimin e situatave të ditëve të fundit-

Situata problematike si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit, ka shtrirë efektet e veta edhe në Bashkinë e Mirditës. Ende pa u qetësuar situata, banorë të ndryshëm por kryesisht kryetarë fshatrash kanë raportuar problematika sporadike, por edhe nevoja për marrjen e masave paraprake.

Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj, me një urdhër të ditës së sotme ka ngritur shtabim e emergjencave i cili do të merret me ndjekjen hap pas hapi të situatave, por edhe me evidentimin e dëmeve që mund të reflektohen nga një situatë e tillë.Picture 005 Në takimin përkatës gjatë ditës së sotme, Kryetari i Bashkisë z. Dedaj ka bërë një përshkrim të situatës dhe problematikave të raportuara deri në ato momente. Gjithashti ai ka porositur që shtabi i emergjencave civile të jetë “non stop” në vlerësim të situatës aktuale, por dhe me uljen e densitetit të rënies së reshjve, ky komision do të merret me vlerësimin e dëmeve që mund të evidentohen.

Është raportuar si me problematike situata në rezurvuarët e shumtë që ka zona e Mirditës. Pikërisht për këtë arsye, grupi i punës ka nisur menjëherë inspektimin e rezervuarëve për të parë nga afër situatën në të cilën ndodhen. Kështu një pjesë e shtabit të emergjencave përbëra nga z. Pjetër Lleshi dhe Viktor Vokrri kanë ndjekuar nga afër situatën në rezervuarin e fshatit Sheshe, i raportuar me mundësi problematikash. Ky ujëmbledhës është ndërtuar rreth viteve 70-të dhe ka një kapacitet akumulues prej 700 mijë m3 ujë, me të cilin realizohet vaditja e fshatrave Sheshe, Kaçorraj e deri në periferi të qytetit Rrëshen.

Nga vëzhgimi në vend, referuar edhe fotove të bëra gjatë pasditësPicture 010 së sotme, situata në këtë rezervuar nuk paraqet alarmante. Tubi kryesor që bën shkarkimin e ujrave gjatë stinës së verës ishte totalisht i hapur dhe shkarkonte ujin me kapacitet të plotë. Por duke qenë se reshjet kanë realizuar prurje të shumta tej kapacitetit shkarkues, ishte totalisht në gjendje pune kanali i emergjecave. Siç është parashikuar nga kapacitetet ingjinierike mbrojtëse që në ndërtim, uji shkarkohej përmes kanalit të emergjencave. Nga vështrimi me kujdes i situatës konfirmohet se kanali i sigurisë transferonte ujin nga depozita ne përrua, në masë të atillë që uji ishte disa metra larg zonës së rrezikut, apo me saktë, ekstremit të digës. Madje, kanali shkarkues kishte kapacitet disa herë më të madh se uji që përcillte në ato moment.

Por edhe nëse situata ishte krejtësisht normale, u evidentua fakti se saraçineska e tubit shkarkues nuk ishte në funksionim prej disa vitesh dhe për pasojë është e pa mundur mbyllja e saj në pranverë, për të pasur një menaxhim më të mirë të kapaciteteve vaditëse. Po ashtu edhe kanali i shkarkimit të sigurisë kërkonte disa mbrojtëse anësore, që të frenojë shëmbjet e dherave dhe bllokimin e kanalit.

a.n

Tags:

BASHKIA
Logo