Takim gjatë fazës së parë të aktivitetit për emergjencat civile

 

Bashkia Mirditë në kuadrin e politikave  për rritjen e kapaciteteve menaxhuese të emergjencave civile, u bë pjesë e zbatimit të projektit “Host Nation Suport”.

Nga data 23-26 prill 2019 në ambjentet e Infokulla Mirditë u zhvilluan punimet e konferencës ndërkombëtare me titull “Host Nation Suport”  një  projekt në dy faza i Komisionit Europian për Aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, i cili menaxhohet nga Landi i Steiermark në Austri dhe shoqata Austriake D.M.A.T. Consulting KG (Disaster Management Advive &Training).

Projekti ka për qëllim të rrisë kapcitetet për mbrojtjen civile në BE duke trajnur një skuadër të mbrojtjes civile, si dhe një skuadër për mbështetje dhe asistencë teknike. Trajnimi bazohet mbi modulet e BE dhe aftëson drejtuesit e skuadrave edhe në Shqipëri. Në të njëjtën kohë i ofron Shqipërisë, si vendi pritës, mundësinë që stafti i emergjencave te aftësohet për përfshirjen në ndihmat ndërkombëtare për emergjencat civile, dhe aktivizimin e mekanizmave të ndihmës.

Trajnimet zhvillohen  për të testuar të ashtuquajturën “Udhëzimet për Mbështetje të Vëndit në Emergjencë”, dhe konkretisht menaxhimin e situatave potenciale të tërmeteve në teritorin e Bashkisë Mirditë.

Në fazën e parë u zhvillua takimi i palëve të interesit dhe trajnimi i trajnerëve i cili konsistonte kryesisht në njohjen e manualit të veprimeve për emergjencat civile të Bashkimit Europian dhe rrugët se si një shtet në nevojë kërkon ndihmën ndërkombëtare.  Gjithashtu ekipi ndërkombetar u njoh me strukturën e Emergjencave Civile Shqiptare  nga niveli lokal deri në atë qëndror .

Faza e dytë e projektit, e cila do zhvillohet  në Rubik /Mirdite  në fillim të muajit korrik 2019, konsiston në ushtrime në tavolinë  për menaxhimin e situateve emergjente në rast tërmeti në territorin e Bashkisë Mirditë. Mënyra e funksionimit të shtabit lokal, rajonal, qëndror dhe ndërkombetar do të improvizohet gjatë kësaj periudhe.

Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Ndrec Dedaj, i interesuar për rritjen e kapaciteteve për përballimin e emergjencave civile, falënderoi grupin menaxhues të projektit dhe Zonjën Marianne Graf për përfshirjen e Shqipërisë dhe në veçanti përfshirjen e Bashkisë Mirditë në këtë projekt të Komisionit Europian.

Zoti Dedaj informoi drejtuesit e projektit dhe pjesmarrësit ndërkombëtare mbi karakteristikat që ka territori i Bashkisë Mirditë, mundësitë për rastet e katastrofave natyrore, si dhe problematikat që u shfaqen pas reformës administrative në lidhje me burimet njerëzore e logjistike për emergjencat civile.

Partnerë nga Gjermaia, Rumania dhe ekspertë të Kombeve të Bashkuara, Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civili në Shqipëri, Prefekturës Lezhe ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet, i cili monitorohej nga përfaqësues të Komisionit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Mirditë  pjesëmarrësit ndërkombëtarë u njohën me kulturën, artin dhe historinë tonë, si dhe  shijuan mikpritjen shoqëruar me gatimet plot shije të zonës.

Në përshtypjet e lëna gjatë largimit të tyre ata u shprehën:

“Ne themi 1000 herë faleminderit për mikpritjen e veçantë, mbështetjen, bashkëpunimin dhe miqësinë e treguar nga stafi mbështetës i Infokulla Mirditë dhe kolegët nga emergjencat civile Shqiptare! Gjithashtu falënderime të përzemërta për Kryetarin e Bashkisë Mirditë për ftesën dhe mikpritjen! Mirupafshim në korrik!”

 

[su_slider source=”media: 6992,6991,6990,6989,6988″ link=”image” responsive=”no” title=”no” pages=”no”]

 

 

BASHKIA
Logo