Inagurohet sheshi “Abat Doçi”, mbahet koncert festiv në Rrëshen

 

Mbrëmjen e së enjtes është inaguruar sheshi “Abat Prend Doçi”, për të cilin u deshën muaj punë për të krijuar një hapësirë pedonale me standartet e duhura në shërbim të qytetarëve të Mirditës.

Bashkia e Mirditës organizoi një koncert festiv me rastin e përurimit të këtij sheshi, ndërsa me qindra njerëz u mblodhën për të festuar.

I ftuar special në këtë ceremoni ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, si dhe të pranishme dy kandidatet për Qarkun e Lezhës, znj.Lindita Nikolla dhe znj.Edona Daçi,  përfaqësues të Dioqezës Rrëshen etj.

Në fjalën e tij kreu i bashkisë së Mirditës z. Ndrec Dedaj falenderoi në emër të të gjithë mirditorëve, të ftuarit, dhe pjesëmarrësit në këtë ceremoni të përurimit të sheshit “Abat Prend Doçi”.

“Të dashur qytetarë të Mirditës, të nderuar të ftuar, të nderuar të pranishëm, më lejoni që në emrin tuaj t’i uroj mirëseardhjen Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë Tiranë, kryetarit më virtuoz, më inovator, më të palodhur që po e ndryshon Tiranën, kryeqytetin tonë, kryeqytetin e gjithë shqiptarëve me një shpejtësi të papare!

Sonte është një ditë e veçantë për qytetarët e Rreshenit, për qytetarët e Mirditës! Sonte ky shesh, sheshi “Abat Doçi” i qytetit të Rreshenit pulson fort, më fort se kurrë, shumë më shumë dashuri për qytetarët e Mirditës dhe për vizitorët e shumtë që do e sodisin këtë shesh, shumë më shumë energji për t’u shtrirë në gjithë hapësirën e qytetit të Rrëshenit dhe në të gjitha arteriet e 7 njesive administrative të bashkisë Mirditë!

Kur nisëm t’a ndërtonim këtë shesh pati edhe skeptikë, por me skeptiku më ka thënë “nuk e dija se çfarë po ndërtohej, kujtuam se do prishej shesh dhe do ndërtohej shesh, siç është bërë edhe herë të tjera dhe nuk besonim se do ndërtohej kjo mrekulli”. Por pati të shumtë që sodisnin me shumë endje të gjitha proçeset që nga prishja e obeliskut të bajrakeve që ishte kthyer në burim aksidentesh për femijë e deri tek vendosja e gurit të fundit duke i fiksuar dhe ne foto përmes smartfonëve të tyre dhe gjej rastin t’i falenderoj një për një.

Falenderoj arkitektët italianë për dizenjimin me shumë pasion e talent të projektimit të sheshit, firmën zbatuese për cilësinë e lartë të zbatimit të projektit, stafin inxhinierik dhe çdo punëtor që la gjurmë në ndërtimin e këtij sheshi!

Para 5 ditëve u inagurua sheshi Skenderbej i Tiranës, të tjere janë inaguruar nëpër Shqipëri dhe të tjerë do inagurohen, asgje nuk është rastësi, të gjitha janë një ide, një projekt, kanë një emër, është projekti i rilindjes urbane me arkitekt dhe projektues Edi Ramën kryeministrin e Shqiperisë.

Këtë shesh jua dedikoj në rradhë të parë fëmijëve pasi do rriten duke u argëtuar në këtë mjedis Europian, jua dedikoj të moshuarve pasi më në fund mbushen me shpresë se Mirdita po zhvillohet, minatoreve që u robëtuan galerive të nëntokës dhe nuk panë një ditë të bardhë, metalurgëve, gjeologeve që punuan e sakrifikuan dhe nuk panë një metër asfalt të shtruar, të dënuarve politik që besuan fort në vlerat e sistemit demokratik dhe kur zbatohen rregullat e lojës ndodhin mrekullitë, të gjithë atyre që e drejtuan administrativisht Mirditën qysh nga hera kur doli në pah emri Mirditë dhe pa dyshim atij që vendosi gurin e parë të themelit të këtij qyteti, heroit të popullit Bardhok Biba, drejtuesit më popullor që Mirdita ka kaluar!

Të tjera projekte po përfundojnë, të tjera kanë startuar të ndërtohen, dhe te tjera do fillojnë me ritëm akoma më të shpejtë.

Gjithë sa thamë e shumë të tjera, jane produkt i reformave të shumta, të thella, pa dyshim të dhimbshme, por të domosdoshme që qeveria shqiptare, kryeministri Rama, ndërmoren qysh në fillim të mandatit qeverisës.

Puna prej 9 vitesh me Edi Ramen në Bashkinë e Tiranës për mua ka qene sa universiteti më i madh i botës dhe gjithë atë eksperiencë dhe përvojë të çmuar po mundohem me gjithë fuqinë e mendjes dhe të zemres t’a aplikoj në drejtimin e Bashkisë Mirditë, për t’a bërë Mirditën çdo ditë dhe më euopiane.

Zoti bëfte më të mirën për Mirditën!

Zoti bëfte më të mirën për Shqipërinë!” përfundoi z.Dedaj.

Ndërkohë të pranishmit në ceremoninë festive i përshëndeti edhe Kryebashkiaku i Tiranës.

“Që kur kam qenë 22 vjeç dhe kam ardhur për herë të parë në Rrëshen, kam parë vetëm dashuri, dhe mirësi, gjë që e gjeta edhe sot tek ju, por edhe me një shesh shumë të bukur, falenderoj dhe përgëzoj kryetarin Ndrec Dedaj për punët fantastike që ka bërë në Mirditë, meriton notën 10”.

Gjithashtu e deleguara për qarkun e Lezhës Lindita Nikolla, mbajti një fjalim përshëndetës, ku falenderoj të gjithë të pranishmit, duke i uruar për sheshin e ri, dhe për punën e bërë.

Koncerti i organizuar për përurimin e sheshit “Abat Prend Doçi” vijoi me kënge dhe valle, ku performuan artistet e vegjel instrumentiste dhe valltare te QKF-Mirdite, te drejtuar nga muzikanti Kol Picaku dhe koreografi Fran Gjergji, kengetaret: Kol Zefi, Prena Beleshi, Gjyste Ceka, Ertila Koka, vellezerit Shqalshi (Hit man & Rolla), Arinda Gjoni, Ndue Picaku, Prena Beci, Mjeshtri i Madh Mark Gjoka me bashkeshorten Tone, dhe djalin e tyre, Gjin Dona; orkestrantet e kuartetit te Ansamblit Mirdita, drejtuar nga Mark Gjonaj, si dhe instrumentistet Pashk Filopati, Beriland Kadeli.

ndrec dedaj
erion veliaj
publiku
publik
fishekzjarre