Seminar Trajnues: Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate

Fondacioni per Zhvillimin e Mirdites dhe Agjensia e Zhvillimit Rajonal Lezhe (LERDA), me mbeshtetjen e Agjensise se Zhvillimit Austriak, Köstinger Consulting dhe Bashkisë Mirditë organizojnë:

Seminar Trajnues “Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate”

Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate është e kundërta e Menaxhimit të Projekteve Bazuar në aktivitete. Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate RBPM është një mënyrë e rëndësishme dhe e domosdoshme në menaxhimin e projekteve me financim nga palë e tretë.

Ky lloj menaxhimi sjell një ndryshim fokusi dhe rrjedhimisht metodologjie: nga fokus në inputet dhe aktivitetet për një fokus në rezultatet dhe impaktin që projekti sjell. Rezultatet jane ndryshimet që priten të ndodhin si konsekuence e marredhënies shkak-pasoje dhe ato mund të pershkruhen dhe të maten.

Rezultatet nënkuptojnë që kane ndodhur ndryshime në sjelljet e individëve, grupimeve të njerëzve, organizatave, organeve qeveritare ose të shoqerisë në tërësi që janë të ndikuar direkt ose indirekt nga projekti. Ky workshop mëson si të perdorim direkt konceptet bazë të RBM dhe ti zbatojmë në mjedisin e menaxhimit te projektit, duke përdorur të gjitha proceset dhe metodat që do të ndihmojnë projektet e zhvillimit të arrijnë rezultatet e dëshiruara.

❖ Konceptet Baze te RBPM ❖ Cikli i menaxhimit të projekteve për projektet e financuara të Bashkimit Europian ❖ Instrumentet bazë të RBPM ❖Planifikimi dhe Menaxhimi i projekteve për rezultate ❖Menaxhimi i partneriteteve nderkombetare❖ Rast konkret i analizuar ❖

Pas përfundimit të ketij kursi trajnimi pjesëmarresit zgjerojnë njohuritë mbi:
● Projektet  e financuara nga Bashkimi Europian
● Rolin e menaxhimit të ciklit te projektit dhe fazat e ndryshme te tij
● Ndryshimin mes projeketetve te bazuara ne aktivitete dhe projekteve te bazuara ne rezultate.
● Përdorimin e terminologjisë dhe specifikimet e projekteve te tilla

Pjesemarresit e synuar:

Menaxherë projekti dhe zhvillues projekti, nenpunes te qeverive qendrore, lokale apo rajonale që merren ose kanë qellim per te punuar me projektet e financuara nga BE.
Ky seminar eshte i hapur edhe per partneret ekonomik dhe sociale te perfshire ne zhvillimin ose zbatimin e projekteve te financuara nga BE, si OJQ-ve, Universiteteve dhe institucioneve kerkimore, gjithashtu edhe konsulentet.

Kursi eshte pa pagese por regjistrimi i detyruar

Kontakt dhe regjistrime: Edona Daçi, edonadaci@gmail.com

Vendi: Rreshen, Mirditë

1-3 Gusht 2017 , ora 10:00-16:00

 

Lektore  Mag. Asetila Köstinger

Drejtore i Köstinger Consulting e.U Austria

Asetila Köstinger eshte sipermarrese, konsulente Austriake per NMV, dhe konsulente e certifikuar nderkombetare per menaxhimin e sipermarrjeve CMC.

Trajnere mjaft pozitive, energjike dhe me disa pasione Znj Köstinger eshte edhe Lektore ne disa Universitete dhe instritucione Europiane dhe ka nje pervoje te gjere nderkombetare.

Arsimuar ne ekonomiks dhe biznes nderkombetar dhe prakticiene e apasionuar e konkurrueshmerise se NVM-ve. Trainere dhe folese ne disa gjuhe dhe me mbi 12 vite qe jeton dhe punon ne vende te ndryshme. Gjithashtu zoteron njohuri te thella ne zhvillimin e projekteve nderkombetare EUROPEAID dhe donatore te tjere.

 

Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin korrik

Këshilli i Bashkisë Mirditë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës për muajin Korrik, ku pas diskutimeve u miratuan vendimet e mëposhtme:

  • “Për miratimin e ndihmës ekonomike për muajin Korrik 2017″
  • “Për përfundimin e proçedurave të privatizimit të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në ZRPP për lidhjen e kontratave para noterit” ;
  • “Për pajisjen me autorizim për strehim të familjeve që banojnë në ndërtesën ish-pallati i gjeologjisë Rubik me nr.pasurie 6/44 në pronësi të Bashkisë Mirditë” ;
  • “Për marrjen e nismës për hartimin e dokumentave të planifikimit në nivel vendor të Bashkisë Mirditë” ;
  • “Për një ndryshim në vendimin nr.3 datë 25.01.2017 për miratimin e buxhetit të Bashkisë Mirditë për vitin 2017” ;
  • “Për miratim të fondit të Emergjencave Civile, Anton Gj.Molla, Tarazh dhe Pashk Bib Gjoci, Ndërfushaz NJA Rrëshen” ;
  • “Për përdorim fondi rezervë të buxhetit të Bashkisë Mirditë për Znj.Liza Ndoka, qyteti Rrëshen” ;
  • “Për miratimin e përfshirjes së pronave në listën e inventarit të pronave të Bashkisë Mirditë” ;
  • “Për një ndryshim në vendimin nr.54 datë 24.05.2017 për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020 të Bashkisë Mirditë” ;
  • “Për shprehjen e pëlqimit për dhënien me qira të pasurisë me 3/2 (A) me sip.2950 m2, zona kadastrale 3170, qyteti Reps, NJA/Orosh, Bashkia Mirditë” ;

rendi i dites 26.07.2017-page-001 (1)

Nis puna për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor

Ka nisur puna për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mirditë. Kryetari i Bashkisë, z.Ndrec Dedaj, zhvilloi ditën e enjte një takim me përfaqësuesit e kompanisë “GAIA SA”, ku u diskutua lidhur me fazat e të gjithë procesit, nga nisja e deri në dokumentimin final të Planit të Përgjithshëm Vendor.  Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e hartimit të PPV-së për zhvillimin territorial të Bashkisë Mirditës, ndërsa shtoi se nga ana e Bashkisë do të ketë bashkëpunim maksimal për mbarëvajtjen e të gjithë procesit.

Puna fillimisht do të nisë me analizën e planeve, strategjive, politikave, dokumenteve të hartuara më parë si dhe një analizim të përgjithshëm të territorit. Më pas do të hartohet një bazë të dhënash territoriale e integruar në platformën GIS. I gjithë procesi do të shoqërohet me konsultimin publik të palëve të interesuara. Procesi më pas do të vijojë me hartimin e Strategjisë Territoriale, e cila do të pasohet së fundmi me dokumentin final të Planit të Zhvillimit të Territorit.

Bashkia Mirditë është një nga njësitë vendore që do të ketë gati Planin e Përgjithshëm Vendor brenda vitit 2017, ndërsa Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU), si autoritet kombëtar i planifikimit të territorit, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), do të mbështesë dhe bashkërendojë të gjithë procesin.

PPV2
PPV3
PPV4