Aktivitet në Rrëshen/ Projekti Evropian dhe Anëtarësimi i Shqipërisë në BE

EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit i cili përfaqësohet nga profesionistë të rinj të cilët promovojnë, monitorojnë dhe komunikojnë procesin e Integrimit të Shqipërisë ka ndërmarrë një cikël aktivitetesh në nivel kombëtar në kuadër të promovimit të Manualit për Qytetarët “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim, EU Policy Hub do të organizojë në qytetin e Rrëshenit aktivitetin me temë “Projekti Evropian dhe Anëtarësimi i Shqipërisë në BE”. Takimi synon të kontribuojë në njohjen e Identitetit Evropian, diskutimin e hapave kryesorë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe forcimin e rolit të qytetarëve për ti dhënë impulse pozitive ecurisë së këtij projekti afatgjatë.

Aktiviteti: 3 Nëntor 2017, ora 15:00,Pallati i Kulturës, Rrëshen

FTESE_ Manuali per Qytetaret. EU Policy HUB. Rreshen (1)-page-001