Ambasadorja e BE-së, znj.Romana Vlahutin vizitë në Bashkinë Mirditë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj.Romana Vlahutin ka zhvilluar një vizitë zyrtare ditën e sotme në Bashkinë Mirditë. Ajo u takua me Kryetarin e Bashkisë z.Ndrec Dedaj, si dhe vizitoi Këndin e Bashkimit Evropian, ngritur së fundmi pranë kësaj bashkie.

Zonja Vlahutin u njoh nga Kryetari i Bashkisë me sfidat dhe problematikat e Bashkisë. Gjithashtu z.Dedaj theksoi se ngritja e Këndit të BE-së tregon seriozitetin e delegacionit të Bashkimit Evropian që për të gjithë qytetarët të përmirësohen standartet e jetesës, në mënyrë që të përmbushim prioritetet për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Zonjën Ambasadore e njoha me problematikat dhe sfidat që Bashkia e Mirditës ka. Unë këtë vizitë e marr si inkurajim për të përballuar sfidat dhe problematikat që ne kemi. Sot inagurojmë edhe Këndin e Bashkimit Evropian. Kjo në fakt do të thotë se Bashkimi Evropian e ka marrë seriozisht integrimin e të gjithë territorit të Shqipërisë, edhe për bashkitë e vogla si Bashkia Mirditë, që të arrijnë standartet dhe pëmbushin ato prioritete që duhen për t’u aderuar në Bashkimin Evropian.” u shpreh z.Dedaj.

Ndërsa Ambasadorja e BE-së theksoi se ndryshime të mëdha kanë ndodhur në Mirditë. Znj.Vlahutin shtoi se kjo Bashki e meriton çdo lloj asistence që mund t’i jepet.

“Është vërtetë shumë e rëndësishme për ne si BE që të ndihmojmë jo vetëm bashkitë më të vogla, por edhe më të varfra. Sfidat tuaja janë të mëdha, ne e dimë këtë gjë! Dhe kjo është arsyeja se pse do të përpiqemi t’ju ndihmojmë që të bëhet e pamundura për ju. Dhe është vërtet kënaqësi të shikojmë që ndryshimet në fakt po ndodhin. Ne ecëm në këtë pedonale të re. Puna natyrisht po  vazhdon. Unë e di që ka një sërë mundësish në bashkinë tuaj. Dhe mendoj që të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë një listë prioritetesh për bashkinë tuaj dhe tju ndihmojmë jo vetëm me anën e disa granteve që mund tju japim, por për tju ndihmuar që ju të keni të gjitha kapacitetet e duhura për të marrë fondet e Bashkimit Evropian. Jam shumë e kënaqur që kemi këtë këndin e vogël të BE-së këtu dhe ju ftoj të gjithëve të vini të pyesni në këtë kënd, qofshin pyetje të vogla ose të mëdha. Është detyra jonë të asistojmë Shqipërinë dhe unë vërtet besoj se Shqipëria nuk mund të zhvillohet nëse nuk zhvillohen bashkitë e saj. Bashkitë janë në fakt edhe forca dhe fuqia themelore e një shteti sepse ju jeni me të vërtetë më afër qytetarëve se çdo kush tjetër dhe vërtet meritoni çdo lloj asistence që mund tju japim.” përfundoi Vlahutin.

Në shenjë falenderimi për vizitën në Mirditë, Kryebashkiaku z.Dedaj i dhuroi Ambasadores stemën zyrtare të Bashkisë të punuar në qelq.

Pas inagurimit të Këndit të BE-së në Mirditë, axhenda vijoi me një vizitë në Kantinën e verës Arbëri. Znj. Vlahutin shprehu vlerësim për të gjithë aktivitetin e kësaj sipërmarrje, si dhe premtoi për më shumë vëmendje ndaj zhvillimit të këtij sektori.

takimi zyre
takimi2
10
3
DSC03523
15
DSC03541
4
DSC03558
DSC03560
16
24