Dita e Mësuesit/ Bashkia Mirditë aktivitet për arsimin dhe Bashkimi Evropian

Bashkia Mirditë, përmes Këndit të BE-së, zhvilloi sot me rastin e Ditës së Mësuesit aktivitetin “Arsimi dhe Bashkimi Evropian”. Kryebashkiaku z.Ndrec Dedaj duke uruar mësuesit në këtë ditë të shënuar, u shpreh se BE ofron shumë mundësi arsimimi dhe zhvillimi profesional për nxënësit, të rinjtë dhe mësuesit. Në fjalën e tij z.Dedaj tha se Bashkia Mirditë, nëpërmjet Këndit të BE-së do të bëjë të mundur informimin e të rinjve dhe të gjithë të interesuarve lidhur me çështje të ndryshme që lidhen me Bashkimin Evropian.
I pranishëm gjithashtu në aktivitet Zëvendësministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, z.Shpat Kolgega, u shpreh se në këtë ditë të shënuar, të gjithë duhet të nderojmë dhe shprehim mirënjohjen për mësuesit. Në lidhje me “Arsimin dhe BE-në”, z.Kolgega tha se ai vetë është një nga shumë të rinjtë që ka përfituar nga mundësitë që ofrohen në kuadër të shkëmbimeve rinore. Ai iu bëri thirrje nxënësve dhe të rinjve që të aplikojnë në sa më shumë mundësi të tilla.
Koordinatorja e BE-së në Mirditë, Edona Daçi informoi të pranishmit platformën eTwinning, komunitetin për shkollat në Evropë. eTwinning nxit bashkëpunimin e shkollave në Europë përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit, duke siguruar mbështetje, mjete dhe shërbime për shkollat. Kjo platformë ofron mundësi për Zhvillimin Profesional të lire e të vazhdueshëm online per mësuesit.
Të pranishmit u informuan gjithashtu edhe për bursat Erasmus +, shkëmbimet rinore dhe programin të Rinjtë në Veprim. Znj.Antonela Tomco nga organizata Përtej Barrierave, shpjegoi mundësitë që Bashkimi Evropian ofron në kuadër të programit në fjalë, si dhe përfitimet për të rinjtë shqiptarë. Ndërsa përfaqësuesi i projektit “Bashkitë për në Evropë”, z.Arben Papadhopulli në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ka hapja e Këndit të BE-së në çdo bashki, ndërsa shtoi se të interesuarit mund t’i drejtohen kësaj zyre informacioni për më shumë detaje.
IMG_0661
3
2
IMG_0687
IMG_0704
IMG_0706
IMG_0665