“Promovimi i turizmit malor në Bashkinë Mirditë nëpërmjet kthimit të resurseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme”.

Ka startuar punën projekti “Promovimi i turizmit malor në Bashkinë Mirditë nëpërmjet kthimit të resurseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme”.

Ky projekt i Bashkisë Mirditë mbështetet nga Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipëri  (RDPA) me financim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

Qëllimi i projektit është promovimi i turizmit malor në territorin e Bashkisë Mirditë, përmes kthimit të resuerseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme në hard & softcopy, në funksion të rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmiresimin e treguesve ekonomik të zonës.

Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:

  • 35 shtigje të markuara sipas standarteve ndërkombetare turistike
  • Infrastrukturë teknike e përmirësuar për Sektorin e Turizmit në Bashki (pajisje GPS, aparat fotografik profesional, dron, laptop, kamera Gopro, ekran touch screen)
  • Faqe interneti për promovimin e turizmit në Bashkinë Mirditë.
  • Harta të shtigjeve të botuara (35 harta në formatin A1, 3500 harta ne formatin A3-100 per secilin shteg)
1
WhatsApp Image 2018-11-01 at 16.18.52 (1)
WhatsApp Image 2018-11-01 at 16.18.52