100+ fshatrat Bashkia Mirditë, vijon puna për hartimim e Strategjisë Zhvillimore të fshatrave Orosh dhe Katund i Vjetër

Me iniciativën e kryetarit të bashkisë z. Ndrec Dedaj janë realizuar takime konsultative me qëllim realizimin e një strategjie sa më në konformitet me zonat që shtrihen në territorin e bashkisë Mirditë. Për vetë faktin se me datë 13.11.2017 në projektin ‘100+ fshatrat’ të iniciuar nga qeveria shqiptare, bashkia Mirditë është shpallur fituese për fshatrat e Oroshit dhe Katundit të Vjetër, puna për hartimim e Strategjisë Zhvillimore të këtyre fshatrave është në fazën përpunimit të informacionit të marrë nga burime të ndryshme si dhe përgatitjen e draft – strategjisë.

Nga parashikimi i projekteve në Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), nga ku gjatë fazë së Hartimit të Strategjisë Territoriale janë evidentuar mbi 17 projekte me qëllim rivitalizimin e zonës së Oroshit për vetë karakteristikat që mbart ndër shekuj, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Katundit të Vjetër që në vitet e fundit ka marrë një tjetër pamje, si dhe për shkakun e rritjes së numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj u pa e nevojshme aplikimi në projektin e zhvillimit të ‘100 fshatrave’.

Sipas kordinatorit të këtij projekti për bashkinë Mirditë z. Blenard Dudi, që nga shpallja e rezultateve kemi patur një komunikim të vazhdueshëm me Kryeministrinë, Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Ministri të ndryshme e Institucione të varësisë sipas shkallës së kompetencës së tyre, ja vlen të theksojmë që fshati i Oroshit në listën e dhjetë (10) fshatrave prioritarë është renditur i shtati (7).

Nga  ZOS Projekte ongoing-të planifikuar nga Kryeministria këto janë projektet prioritare që do merren parasysh gjatë hartimit të draftit që do lancohet në dhjetor  si vijon:

  1. për fshatin OROSH
  1. Rikonstruksion rruge, (shtigjet turistike në zbatim).
  2. Rikonstruksion i kanalit vaditës.
  3. Rikonstruksion i kullave të vjetra dhe kthimi në bujtina.
  4. Ndërtimi i Muzeut Historik – Etnografik.
  1. për fshatin KATUNDI I VJETËR

Rikonstruksion rruge, (shtigjet turistike në zbatim).

  1. Ndërtim i Ujësjellësit, KUZ dhe gropave septike.
  2. Rikonstruksion i rrjetit elektrik (TM dhe TU).
  3. Ripërtëritja e pyllit të gështenjave dhe bimës së shërbelës.
  4. Ndërtim objekte agropërpunimi.

6.Rikonstruksion i kishave të vjetra të Shën Nikollit dhe Shën Gjergjit, çveshja nga suvatimi e Kishës Antike të Rubikut, kthimi në origjinalitet. – sygjerim.

1
02.11.2018
03.10.2018_1
45348725_10215481428980922_6844493250506522624_o
dron s kola
Llesh Biba Nenshejt
Nenshejt
Takim konsulativ G. Orosh
Takim në Nj. A – ve Orosh Mirdite

FTESE “Për dëgjesë publike” dhe Grafiku për dëgjesa publike për buxhetin dhe treguesit fiskale e vitit 2019

___________________________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________________

FTESE

“Për dëgjesë publike”

 

Në kuadër të hartimit dhe miratimit të Buxhetit te Bashkisë  dhe Treguesve Fiskalë për vitin 2019 , Bashkia Mirditë nëpërmjet Drejtorisë Menaxhimit Financiar dhe të Buxhetit Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, ka filluar diskutimin dhe dëgjesat publike në të gjitha Njësitë Administrative sipas një grafiku të miratuar.

Biznesmenë, qytetarë, intelektualë, subjekte të bizneseve të të gjitha niveleve, që jeni të interesuar, jeni të lutur të merrni pjesë dhe të shprehni mendimet dhe sugjerimet tuaja.

Pjesëmarrja juaj do të ndihmonte për një hartim sa më objektiv në përputhje me kushtet dhe kërkesat që paraqet ligji dhe terreni ku ju ushtroni veprimtarinë tuaj.

Ju mirëpresim!

 

“Grafiku për dëgjesa publike për buxhetin dhe treguesit fiskale e vitit 2019”

I.Njesia Administrative Rrëshen  21.11.2018  ora 10.00

  1. Mehill Paçuku
  2. Donika           Ndoji
  3. Flora               Fufi
  4. Dila                Kaçorri
  5. Nikoll             Shyti
  6. Tonin              Pergjetani

II.Njesia Administrative Rubik date.20.11.2018 ora 10.00

  1. Nikoll Gjikolaj
  2. Donika          Ndoji
  3. Flora             Fufi
  4. Dila               Kaçorri
  5. Nikoll            Shyti
  6. Marta            Ndreka

.Njesia Administrative Kthelle   date.13.11.2018 ora 09.00

  1. Nikoll Gjikolaj
  2. Donika      Ndoj
  3. Flora         Fufi
  4. Dila            Kaçorri
  5. Tonin        Pergjetani

.Njesia Administrative Selite      date 13.11.2018   ora 12.00

1.Nikoll                Gjikolaj

  1. Donika               Ndoj
  2. Flora                 Fufi
  3. Dila                   Kaçorri
  4. Tonin                Pergjetani

.Njesia Administrative Kacinar date 12.11.2018 ora 10.00

  1. Nikoll             Gjikolaj
  2. Donika           Ndoj
  3. Liza                Marku
  4. Flora              Fufi
  5. Tonin             Pergjetani
  6. Nikoll            Shyti

.Njesia Administrative Orosh  date  08.11.2018 ora 10.00

  1. Nikoll Shyti
  2. Dila                         Kaçorri
  3. Flora                          Fufi
  4. Donika                      Ndoj

 

.Njesia Administrative Fane     06.11.2018ora 10.00

  1. Donika Ndoj
  2.  Flora                    Fufi
  3.  Nikoll                 Shyti
  4.  Prena                  Prendi

BASHKIA MIRDITË

43299943_547605322353122_478997498996719616_o

“Promovimi i turizmit malor në Bashkinë Mirditë nëpërmjet kthimit të resurseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme”.

Ka startuar punën projekti “Promovimi i turizmit malor në Bashkinë Mirditë nëpërmjet kthimit të resurseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme”.

Ky projekt i Bashkisë Mirditë mbështetet nga Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipëri  (RDPA) me financim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

Qëllimi i projektit është promovimi i turizmit malor në territorin e Bashkisë Mirditë, përmes kthimit të resuerseve natyrore në produkte turistike të vizitueshme dhe të aksesueshme në hard & softcopy, në funksion të rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmiresimin e treguesve ekonomik të zonës.

Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:

  • 35 shtigje të markuara sipas standarteve ndërkombetare turistike
  • Infrastrukturë teknike e përmirësuar për Sektorin e Turizmit në Bashki (pajisje GPS, aparat fotografik profesional, dron, laptop, kamera Gopro, ekran touch screen)
  • Faqe interneti për promovimin e turizmit në Bashkinë Mirditë.
  • Harta të shtigjeve të botuara (35 harta në formatin A1, 3500 harta ne formatin A3-100 per secilin shteg)
1
WhatsApp Image 2018-11-01 at 16.18.52 (1)
WhatsApp Image 2018-11-01 at 16.18.52