“The Feminine Side of Quality “. Titullohet projekti qe shtrihet ne 18 muaj si kooperacion ne mes bashkise Mirdite dhe Komunes Ulqin (Mali i Zi)
Bashkimi Europian u jep rendesi projekteve te tilla nderkufitare, ndaj dhe eshte njeri prej tyre, qe po implementohet nga dy qeverisjet vendore, Bashkia Mirditë dhe Komuna Ulqin.
Qellimi: Nxitje e bashkëpunimit ndër-kufitar për rritjen e mundësive të punësimit dhe vetë-punësimit për gratë në zonat rurale të Mirditës dhe Ulqinit duke shfrytëzuar potencialin ekzistent të traditës lokale në kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e produkteve agro-ushqimore.
Grupet perfaqesuese u mblodhen sot ne Mirdite ne nje takim te zgjeruar ku moren pjese dhe drejtuesit vendore, kryebashkiaku Ndrec Dedaj nga bashkia Mirdite dhe Loro Ndrekiq, drejtues i komunes Ulqin (Mali i Zi). Ketij te fundit iu dhuru dhe stema ne filigram dhe qelq e bashkise Mirdite.
Me pas nga ana e dy drejtuesve vendore u be nje rezyme mbi gjendjen social-ekonomike te dy rajoneve, dhe u analizuan hapat e hedhura deri me tash per projektin ne fjale, i cili permbyllet ne fund te ketij viti permes disa veprimtarive praktike si ne Mirdite dhe Ulqin, permes nje clip-i te realizuar pergjate punes si dhe disa panaireve me produkte te tradites te grave pjesemarrese si ne Ulqin dhe Mirdite.