Ministrja BALLUKU inspekton punimet ne rikonstruksionin e Ujësjellësit Rrëshen

-Së shpejti, Rrësheni dhe zonat e tjera përreth do të kenë 24 orë uji të pijshëm-

Me një fond prej 80 milion lekësh nga Qeveria Shqiptare, po bëhet i mundur rikonstruksioni i plotë i rrjetit të ujit të pijshëm në qytetin e Rrëshenit dhe zonat përrreth si dhe shtimi i sasisë prurëse dhe shpërndarëse për të furnizuar pa ndërprerje për 24 orë me ujë të pijshëm qytetin dhe zonat përreth.

Belinda BallukuMinistre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi punimet që po kryhen falë investimit të qeverisë shqiptare dhe të realizuara nga Bashkia Mirditë. Ajo u taku me kryetarin e bashkisë z.Ndrec Dedaj, me drejtues të ujësjellësit, punonjës e personelin drejtues dhe teknik të kompanisë, që po realizon projektin e rëndësishëm , i cili shterron nevojat që kishte komuniteti i Rrëshenit për ujë të pijshëm prej 30 viteve.

Kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj i bëri me dije ministres se punimet kanë ecur mirë sipas planifikimit, dhe se falë kësaj ndëryrje që prej vitit 1968 ne rrjetin ekzistues të pandërhyrë me themel, Rrësheni dhe rrethinat e tij do të kenë ujë të pijshëm 24 orë, duke hequr makthin e orareve. Janë kryer punime si për shtesën e depozitave, ashtu dhe në gjithë rrjetin, po ashtu për stacionin e pompave. Do të kemi një depozitë të re me vëllim 1000 m3, që i shtohet dhe dy të tjerave, si dhe një pompë të re që shton sasinë e ujit tek depozita në nivel më të lartë, cka mundëson që uji i pijshëm të shkojë në cdo pallat e banesë në zonat e larta. Dyfishohet sasia e prurjeve pas Bargjanës edhe nga stacioni në lumin e Fanit ku do të vihen dy pompa të prodhimit gjerman, të cilat janë moderne që harxhojnë shumë pak energji elektrike. Po ashtu përmrësohet rrjeti i fshatrave me ujin e Bargjanës. Ai falenderoj ministren dhe stafin e saj që po u japin zgjidhje për ujin e pijshëm edhe qendravë të tjera urbane të Mirditës si Rubiku apo Repsi e zona të tjera.

Minstrja Balluku falenderoi bashkinë për seriozitetin e treguar sa i përket projekteve dhe menaxhimit në terren të zbatimit të tyre, duke theksuar se falë këtij investimi, 16 mijë banorëve apo bisneseve në qytet e rreth e qark, u rritet cilësia e jetës. Kështu bashkia Mirditë është përfshirë në projektin e 53 qendrave të banuara, që do të kenë ujë pandërpreje, një masterplan i Qeverisë Shqiptare, dhe fakti që punët janë bërë shumë mirë dhe sjellin impakt të fortë tek qtetarët e këtij rajoni, na gëzon dhe na bën shpresplotë për të vazhduar me projekte të tjera.

Kryebashkiaku Dedaj, theksoi faktin se projekti në fjalë brenda korrikut do të jetë i përfunduar, dhe me këto afate merr fund dhe odisea e pakëndshme e ujit me orare në qytetin tonë dhe zonat e tjera përqark, duke shtuar se do i kushtohet kujdes përdorimit të gjithë asetit të krijuar, për të mos lejuar asnjë abuzim të kundravajtësve në rrjetin e ri.