Rrugës për Marub " Dasma e Arbrit"

 

– Gjatë ditës së djeshme në Infokulla Mirditë

u zhvillua një aktivitet turistik tejet i larmishëm që la mbresa te pashlyeshme për ata që e kanë ndjekur  nga afër. “Rrugës për Marub” event i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizimit, Bashkinë Mirditë  si dhe në bashkëpunim me shoqatat ODA, Penta dhe Publicita. Shpk.

Pas ceremonisë së hapjes nga drejtyese e ODA, Zana Sina, në një mjedis të hareshëm, erdhi pjesa e turneut gastronomik mbi produktet dhe nënproduktet e zonës, parada e veshjeve tradicionale, aktivitete muzikore lokale të kombinuara me ato moderne për gjithë të pranishmit të ftuar dhe vendas. Dhe natyrisht qershia mbi tortë si përherë në veprimtari të tilla turistike, artistet e Ansamblit Mirdita që përcollën ritualin e hershëm të Dasmës së Mirditës, ksaj rradhe titulluar “Dasma e Arbrit”.

Përshëndetje speciale sollën per këtë event kryetari i bashkisë Mirditë z.Ndrec Dedaj si dhe Ministri i Turizmit z.Blendi Klosi, që e quajti risi kombëtare këtë veprimtari të këndshme në Mirditën e historive të mëdha dhe pasurive te shumta turistike.