Mirdita në 75-vjetorin e Çlirimit, 26 Tetor 1944-2019

 

Në veprimtaritë e 75 vjetorit të Çlirimit të Mirditës, sipari u hap me Kupën “75 Vjetori”, me spartakiadën e shkollave të mesme të Mirditës në disa disiplina sportive si futboll djem e vajza, voleiboll, tërheqje litari etj. Spikatën ekipet e shkollave të mesme në Rrëshen, Rubik e Fan. Kupën e fitoi Gjimnazi Rrëshen me grumbullim pikësh më të shumta.

Përgjatë javës u mbajtën një një sërë veprimtarishë kulturore, artistike, sportive, peligrinime historike, vizita muzeale etj. Gjithçka kulminoji  ditën e shtunë me 26 tetor në kremtimin nderues dhe festiv per 75 vjetorin e çlirimit të Mirditës.

Një javë veprimtarishë e organizuar nga Bashkia Mirditë në bashkepunim me Komitetin e veteranëve dhe Organizatën e familjeve të dëshmorëve, ZA dhe shkollat e Mirditës.