– Kryebashkiaku i Mirditës, mbledh Komisionin e emergjencave për raportimin e situatës së krijuar nga tërmeti, dhe marrjen e masave për t’i paraprirë stinës së dimrit.

Kryetari i bashkisë Mirditë, z.Ndrec Dedaj mblodhi sot paradite Komisionin e Emergjencave të përbërë nga drejtuesit e instancave të ndryshme të bashkisë, nga ku u raportua për situatën në terren pas tërmetit, si dhe për nevojat e komunitetit për t’i paraprirë afrimit të stinës së dimrit.
Dedaj u bëri thirrje përfaqësuesve të pranishëm të ndjekin në mënyrë korrekte të gjithë situatën dhe të identifikojnë në vazhdimësi nevojat e qytetarëve për kujdes dhe shërbime.
U parashikua edhe një fond i posaçëm për buxhetin e vitit të ardhshëm për situatat emergjente.
Bashkia Mirditë me strukturat e saj ndodhen në gatishmëri të plotë për ardhjen në ndihmë në rast nevoje të gjithë qytetarëve të saj.