Në kuadër të dëgjesave publike për proçesin e rindërtimit bashkia e Mirditës, vijon me takimet qytetare në njësitë e saj administrative.

Pjesëmarrëse në këto takime është nënkryetarja e bashkisë Zj.Klodjana Përgjetani, Drejtoresha e zyrës së Urbanistikës Zj.Adelina Dukaj si dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë.

Përfaqësuesit realizuan një prezantim të punës së bërë deri tani për menaxhimin e situatës pas tërmetit, u paraqit situata aktuale, si dhe u bënë diskutime të frytshme me banorët, të cilët u njohën dhe u informuan më shumë me proçese të rëndësishme për të gjithë ;

-Aplikimet online

-Vlerësimi i dosjeve

-Rindërtimi

Pjesëmarrja e banorëve ishte e madhe dhe ata ngritën pyetje të shumta që i shqetësojnë për të ardhmen e banesave të tyre.

Specialistët e bashkisë Mirditë iu përgjigjën këtyre pyetjeve dhe ftuan banorët të ishin aktiv në proçesin e bashkëpunimit me bashkinë.

Alsida Keli