Nën kujdesin e kryeministrit z. Edi Rama sot u çel për herë të parë panairi “SHQIPËRIA  PUNON  TOKËN”, një agro-panair i përmasave kombëtare, duke nxjerrë në pah punën e fermerëve, prodhuesve të produkteve bujqësore e blegtorale, agropërpunuesve dhe të gjitha bizneseve që punën e tyre e kanë të lidhur drejtpërdrejt me Tokën.

Unifikimi i produkteve shqiptare erdhi për herë të parë në një hapësirë të përbashkët në zemër të metropolit, nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ai sherbeu jo vetem si një rigjallërim i jetës kulturore dhe sociale në të gjithë vendin dhe për të gjithë, por edhe si një bazë e bashkëpunimit kulturor ndërkufitar dhe ndër rajonal.

Mes kompanive të produkteve ushqimore pati një prezantim kulinarie, ku në qendër u prezantuan prodhimet shqiptare dhe ato rajonale. Mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, ofruan mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

“Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip”,  ishte  gjithashtu dhe manifestimi më i madh si element promovues i vlerave të trashëgimisë dhe diversitetit kulturor. Një ndër qëllimet e aktivitetit lidhej me përkrahen e këtyre njerëzve dhe këtyre grave që, krahas ruajtjes së traditës kulturore, do t’a kultivojnë atë dhe për gjeneratat e reja, aty ku historia dhe tradita lidhet me jetën moderne.

Bashkia Mirditë mori pjesë me një stendë dinjitoze si në dizajn e arredim, po ashtu në performancë dhe prezantim, duke e ndarë në dy pjesë kryesore; atë të prodhimit të krahinës dhe të zejeve trashëgimore. Ndër të tjera ra në sy interesimi i vizitorëve të shumtë për bimët medicinale, përpunimit artizanal të tyre dhe shumëllojshmërisë së tyre në zonën e Mirditës, duke qenë dhe ndër stendat më të frekuentuara në të gjithë panairin.

Kantina Arbëri ishte e përfaqësuar në dy pavione; si atë të verërave shqiptare dhe në stendat e Bashkisë, duke tërhequr vëmendjen e qindra viztorëve vendas dhe të huaj.

Zejet e traditës si të veshjeve apo të instrumenteve popullorë u bënë qendra të interesimit të madh por dhe të perfomancave live, ndërkohë që veshja e nuses së Mirditës qe e kërkuara e ditës në të gjitha pavionet e Panairit të madh.

Stendat e Mirditës u vizituan dhe nga Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i cili përshëndeti Bashkinë Mirditë dhe pjesëmarrësit për këtë prezantim dinjitoz, duke u ndalur në mënyrë te veçantë tek bimët medicinale dhe mënyra sesi ato janë përpunuar, e duke premtuar mbështetje konkrete në të ardhmen për agrobujqësinë edhe në Mirditë.

Ndërkaq kryeministri Rama, pas konferencës me agrobisnesin, duke përgëzuar gjithë pjesëmarrësit në panair, gjeti kohën për të përgëzuar Nusen e Mirditës, për veshjen e bukur të traditës, por dhe si një prej 100 nxënësve më të mirë ekselentë në Shqipëri.

I gjithë panairi ishte konceptuar si  një vitrazh gjithëpërfshirës për aktorët më të rëndësishëm të tregut shqiptar, si investitorë ashtu dhe prodhues. Harta e shtrirjes së panairit përfshiu partnerët tregtarë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kësisoj, objektivi kryesor mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore, si resurs i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor.

10
22
20
18
17
16
14
12
8
4
3
2