FAZA E FUNDIT E PROJEKTIT "TURIZMI MALOR NË MIRDITE"

Bashkia Mirdite zhvilloi Eventin “Promovimi i Turizmit Malor ne Mirdite” ne kuader te projektit “Promovimi i turizmit malor nepermjet kthimit te resurseve natyrore ne produkte turistike te vizitueshme dhe te aksesuesshme” mbeshtetur nga Programi I Zhvillimit Rajonal Shqiperi me fiancim te Qeverise Zvicerane dhe Austriake.
Qellimi i projektit ishte: Promovimi i turizmit malor në territorin e Bashkisë Mirditë, përmes kthimit të resuerseve natyrore ne produkte turistike te vizitueshme dhe te aksesueshme ne hard & softcopy, ne funksion te rritjes se numrit te vizitoreve dhe permiresimin e treguesve ekonomik te zones.
Rezultatet:
• 417 km shtigje të markuara sipas standarteve ndërkombetare turistike
• Infrastrukturë teknike e krijuar (GPS, aparat fotografik profesional, dron, laptop, Gopro, Videoreklamues)
• Faqe interneti www.hikingmirdita.com
• Harta të shtigjeve të botuara (3500 kopje hartash te aksesueshme edhe ne web)
• Dokumentar për turizmin në Mirditë i publikuar

Eventi u zhvillua ne Infokulla Mirdite te realizuar nga Zonja Marianne Graf.
Kryetari i Bashkise Zoti Ndrec Dedaj falenderoi Qeverine Zicerane dhe Austriake qe nepermjet financimit te ketij projekti nepermjet RDPA bene te mundur krijimin e mbi 400 km shtigje pergjate gjithe territorit te BAshkise Mirdite. Ky projekt eshte ne vijimesi te prirotieteve te bashkise per zhvillimin e turizmit. Kryetari i Bashkise falenderoi Drejtorin e RDPA Zotin Carl Heller dhe stafin e tij per mbeshtetjen dhe asistencen e vazhdueshme gjate implementimit te projektit.
Drejtori i Programit te Zhvillimit Rajonal Shqiperi Zoti Carl Heller vleresoi punen e bere dhe u shpreh se ndjehemi mire qe kemi mbeshtetur nje projekt te tille ne nje zone me nje natyre te mrekullueshme. Produktet e ketij projekti justifikojne dhe tejkalojne financimin tone. Si dashamires i natyres i premtoi se do vizitoje shtigjet ne muajt ne vijim.
Eventin e pershendeti edhe nje nga operatoret turistike te sukseshme te shqiperise i drejtuar nga Zoti Ndrec Llusku. Ai vleresoi se ne Bashkine Mirdite po krijohen kushtet qe ajo te perfshihet ne guidat turistike dhe ftoi koleget e tij qe te jene te pranishem ne zone.
Me pas eventi vazhdoi me njohjen e te pranishmeve me produktet e projektit si hartat e shtigjeve, fletepalosjet, ambjentet e Infokulles dhe njohjen me produktet e zones se Mirdites te ekspozuara ne panair. Produktet agrobujqesore, artizanati, bujtina dhe hotele edhe nga rajoni ishin te pranishme. Operatoret turistike ndoqen me interes keto produkte.

DSC_0585
DSC_0803
DSC_0698
DSC_0564

 

Mirënjohje për dy motrat murgesha, Bija të Dashurisë së Krishterë

-Për shërbimet  humane në komunitetin e Mirditës prej disa viteve-

Kryetari i bashkisë z.Ndrec Dedaj, nderoi me Mirënjohje të Bashkisë Mirditë, dy motrat murgesha, Bija të Dashurisë së Krishterë, të cilat shërbejnë humanisht prej disa viteve në Mirditë.  Ato janë motër Dafina Grabanica, e ardhur nga Klina e Kosovës me shërbim kishtar në Mirditë dhe motër Mirjam Lazraj, gjithashtu e ardhur nga Zllakuqani i Kosovës për në Mirditë.

Respektivisht, Mirënjohjet u dedikuan me këtë motivacion:

-Motër Dafina Grabanica (Klinë):

Bijë e Dashurisë së Krishterë, për kontributin e vyer në shërbim të personave në

nevojë në Mirditë prej 6 viteve këtu; si misionare humane me karizmën e shpallur

hyjnore në shërbimin e përvujtë ndaj të sëmurëve, invalidëve dhe të moshuarve,

për inspirimin e masës së Rinisë Mariane Vinçenciane në dhënien e kurajos

shpirtërore ndaj qytetarëve të shumtë dhe gjallërimin e jetës në komunitet.

-Motër Mirjam Lazraj (Zllakuqan):

Bijë e Dashurisë së Krishterë, për kontributin e vyer në shërbim të personave në nevojë në Mirditë prej 3 viteve këtu; si misionare humane me karizmën e shpallur hyjnore në shërbimin e përvujtë ndaj të sëmurëve, invalidëve dhe të moshuarve. Për kontributin e veçantë në nismën për hapjen dhe mbajtjen e mensës të të varfëve me frekuentim të përditshëm në Rrëshen.

Nderimi kaloi përmes një bisede vëllazërore, duke bashkëndarë dhe emocionet e shumta që ato kanë kaluar në shërbim të njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, duke u shprehur se njerëzit këtu dhe Mirdita kanë lënë shenj të fortë në jetën e tyre. Ato u shprehën se detyra dhe vullneti i Zotit është që ne të shkojmë me shërbimin tonë në vende të tjera, por mendja dhe zemra nuk do shkëputet kurrë prej këtij vendi. Njëherit falenderuan kryetarin e bashkisë, pasi siç dhe u shprehën ato, sa herë janë drejtuar për t’i ndihmuar në aktivitetin e tyre, e kanë gjetur përkrahjen dhe ndihmën konkrete në mënyrë të vazhdueshme.

Kryetari i bashkisë z. Dedaj u shpreh, se puna e tyre, shërbimi ndaj njerëzve të varfër, na ka motivuar në veprimtarinë tonë humane, ndaj dhe jemi përfshirë në disa projekte humanitare si ndërtime shtëpijash për njerëz në nevoja ekstreme, si dhe për ndërtimin e një sistemi konvejer ndihmash për nevojtarët që në zonën tonë nuk janë të paktë.

47065000_409777486224949_7821890866338856960_n
47060066_205278307023456_1812339305419374592_n
46888724_2096223850398724_999221779182387200_n
46783769_288755421768956_3398186212018618368_n

Kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e një banese të re, për Nikoll Ndrec Prenga në Bulshar

Kryetari i bashkisë Mirditë ishte sot në fshatin Bulshar të Njësisë Administrative Orosh, ku filloi puna për ndërtimin e një banese të re për një nga familjet në nevojë të atij fshati. Është fjala për ndërtimin e një banese të re nga themelet për z. Lek Bardhok Marku i cili jeton me xhaxhain e tij të vjetër Nikoll Ndrec Prenga, gruan e tij, bashkëshorten dhe një vëlla invalid i grupit të parë. Banesa e tyre ne Bulashar është mbi 100 vjeçare, mjaft e amortizuar deri në rrezik shembje.

Një intervenim i tillë në këtë familje është në kuadër të nismës së kryetarit Ndrec Dedaj për ndërtimin e 50 banesave në Mirditë, për familjet kushte të pamundura. Ndërtimi i banesës për familjen Lekë e Nikoll Ndrec Prenga në Bulsharë është e dyta në rradhë qe merret persiper te ndertohet nga bisnesmeni Nikolin Qafa, pas ndërtimit nga themelet të një banese në Tenë për Mark Përndrecën ndersa disa tjera që janë në fazën përfundimtare, në Njësitë Administrative Selitë, Rreshen, Fanë.

Thirrjes së kryetarit të bashkisë për ndërtimin e banesës për Lekë dhe Nikoll Ndrec Prenga i është përgjigjur bisnesmeni Nikolin Qafa, i cili ka marrë përsipër që brenda dy muajsh të jetë e përfunduar, brenda të gjitha kondicioneve bashkohore. Në kohë rekord është hapur trualli i ri në afërsi të ndërtesës së vjetër dhe është ofruar baza e nevojshme materiale. Nikoll Ndrec Prenga dhe familja e tij kanë falenderuar kryetarin e bashkisë z. Ndrec Dedaj, për të cilin thanë se ishte i pari pushtetar që ishte kujtuar për këtë familje në kushte të rënda ekonomike e shëndetësore.

    DSC00691
    DSC00693
    DSC00674
    DSC00681
    DSC00683
    DSC00685
    DSC00686
    DSC00701