Mirdita është një destinacion turistik interesant që karakterizohet nga një larmi e atraksioneve natyrore e kulturore dhe historike në një sipërfaqe prej 86.700 ha, e cila duhet menaxhuar në mënyrë të përgjegjëshme mjedisore e sociale, e që me kryqëzimet e akseve nacionale dhe transballkanike, po bëhet lehtësisht e mbritshme nga tregjet turistike vendase dhe të huaja.

  1. Turizem ne Token e Katedraleve:

4 (katër) Katër kuvendet franceskane:

-Kisha e të Shëlbuemit, Rubik

-Kisha e Ndërfandës (Principata e Shtetit të parë të Arbërit)

-Kisha e Shpalit (vend kuvendesh)

-Kisha e Shënllezhdrit Orosh (Abacia e Oroshit)

 

LISTA E ATRAKSIONEVE TË NATYRËS

BASHKIA MIRDITË

Nr EMËRTIMI KATEGORIA FSHATI NJ.ADMINISTRATIVE BASHKIA QARKU
1 Kanioni i Shehut të Keq Monument natyre- Kategoria III (MN) Kurbnesh Selitë Mirditë Lezhë
2 Shpella Kusia e Ndue Gjonit Monument natyre- Kategoria III (MN) Merkurth Selitë Mirditë Lezhë
3 Guri i Gjonit Monument natyre- Kategoria III (MN) Kurbnesh Selitë Mirditë Lezhë
4 Guri i Nuses Monument natyre- Kategoria III (MN) Shëngjin Fanë Mirditë Lezhë
5 Kroi i Bardhë Monument natyre- Kategoria III (MN) Kumbull Selitë Mirditë Lezhë
6 Mrizi i Shnapremtes Monument natyre- Kategoria III (MN) Shebe Kthellë Mirditë Lezhë
7 Rrobulli i Blaçit (Eshte shuar…) Kurbnesh Selitë Mirditë Lezhë
8 Rrapi i Kaçinarit Monument natyre- Kategoria III (MN) Kaçinar qender Kaçinar Mirditë Lezhë
9 Lisat e Shpalit Monument natyre- Kategoria III (MN) Shpal Orosh Mirditë Lezhë
10 Lisat e Marpepës Monument natyre- Kategoria III (MN) Mashtërkor Orosh Mirditë Lezhë
11 Bjeshka e Oroshit Zone e mbrojtur e bur. te menaxhuara (kat.VI) Nënshejt Orosh Mirditë Lezhë

 

 

  1. Shtegtime:
  1. Një shtegtim nëpër rrugën e pajtoneve. (Udha e Madhe: Shkodër-Orosh-Prizren)

(Rruga që lidhte Mirditën me detin. Në hartën e Koronelit botuar në Venedik 1688. fillimi në Lezhë-Mërqinjë-Rraboshtë-Kalmmet-Qafa e Kreshtës-Fregën-Përroi i Dibrit-Ungrej-Vau Kryp-Ndërfanë-Simon-Skalla e Madhe-Shpal-Mashtërkor-Grykë Orosh-Mali i Shejtit. Degëzimi tjetër Mashtërkorë-Klos-Qafë Kumbull-Ura e Vezirit-Kosovë. (në 1926-1937 u ndërtua rruga auto Milot-Rrëshen-Përlat-Burrel. Po më 1938 rezulton të jetë ndërtuar rruga Rrëshen-Kukës.

  1. Shtegtimi në këmbë dhe me kanoe nëpër ujërrjedhjet e Fanit të Vogël, Fanit të Madh si dhe të Urakës.
  1. Guida e krojeve kurative:

-Të njohim burimet ujore me vlera kurative.

(Kroj i Bardhë, Selitë përfkufi me Lurën)

  1. Guida e lashtësisë:
  1. Udhëtim nëpër lashtësinë e pirustëve.

-Njohja e periudhës arbërore në terren. (Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Prosek, Përlkat, Baz etj.

Nxitja e një procesi gërmimesh në Fushën Papërdhok.

njohja e historisë së pirustëve,

 

  1. Njohja e shtetit të Arbërit:

 

Vënia nën kujdes dhe operatorë lajmërues për çdo lloj gjetje nga gërmimet në zonën e Gëziqit, Ndërfanës, Blinishtit por dhe më lart në Fan..

 

  1. Gudia e dyerve:

Të njohim dyert e mëdha të Mirditës

Që nga Blinishtët, Dukagjinët dhe deri vonë me bajraktarët dhe Gjomarkajt.

  1. Mirdita ne periudhen e Skenderbeut

 – Nëpër toponimitë e Skëndërbeut në Mirditë

“Guri i Skëndërbeut” në Konaj të Fanit

“Shpella e Skëndërbeut” në Lufaj

Njohja e njerëzve të rëndësishëm që kanë luftuar afër Skëndërbeut, Pjetër e Gjon Përlati si dhe gjenerali nga Shebja Pal Kuka.

  1. Kuvendet historike:
  1. Tubimet në Shpal.

-Evokohen Lidhja e madhe e Mirditës më 1570; Kuvendi i Ndërfanës 1595; Kuvendi i Dukagjinit 1602, Kuvendet ndërballkanike 1614, Kuvendi i Blinishtit 1944, Kuvendi i Kashnjetit 1904, Kuvendi i Kalivares, 1911 Kuvendi i Fanit 1911.

Dhe kryesisht Kuvendet e Shpalit (1862, 1876, 1880, 1912.)

  1. Guida e Dijes:

-shkolla e Velës në Mirditë (1632), sëbashku me të Kurbinit shkollat e para Shqipe.

2-Shkollat më të vjetra. (shtegtim nëpër vendet ku janë dhe ku kanë qenë, si ajo e Oroshit 1899, internati, konviktet e para e me rradhë tërë harta e shkollave më të vjetra në Mirditë me hiostorikun e tyre.)

  1. Guida e pasurive nëntokësore

-Metalurgjia e parë shqiptare në Rubik, 1930.

-Uzina e bakrit dhe fabrikat e pasurimit,

-11 vendburime minerare.

  1. Ish burgu politik i Spacit,

-(Muze i kategorisë së dytë.)

  1. Guida e monumenteve historike:
  1. Gurra e Domgjonit (ndërtuar në shek.V të erës sonë)
  2. Kështjella fushore e Vigut (Kastër), në shek IX të e.s, sipërfaqe 0,6 ha, e përforcuar prej 12 kullash.
  3. Guidë e kullave karakteristike si në Selitë, Nënshejt, Mashtërkorë, kulla e Doçit-Rubik, kompleksi i kullave Trojëz të Përlatit, ndërtimet e latuara të Fanit, ato të Spacit etj. Gjithsesj sot Mirdita ka në këmbë plot 2300 kulla.
  4. Varreza arbërore e Prosekut
  5. Mbishkrimi i Gëziqit dhe Stema e Arbërit, Kisha dhe Kuvendi i Rubikut
  6. Ura e Vaut të Madh
  7. Varri i Mark Ustait në Malaj, etj.
  1. Burimet e turizmit speleologjik

SELITE:

-Shpella e Fatmirave  ne Valmor; Shpella e Ndue Gjocit ne fund të Gurit Gjon; Shpelle ne krye te Merkurthit; Shpella e Shurrpeles  Merkurth; Shutrreja mes Merkurthit dhe Kurbneshit; ne Didhe ajo e Sterçokeve; Shpella e deles; Shpella Stan, etj.

KTHELLE :

Shpella e pllumbave; shpella e Valit.

OROSH :

-Shpella e Akullit,

-shpella e stërcokëve,

-shpella ne fshatin Blinisht

etj.

RUBIK :  

-Shpella tek kalaja e Judejve,etj.

-Piktogramet e Rubikut.

FANE:

-Shpella e Batos-ne Batrat  ne shpine te kepit te qytezes-BATRAT;

-Shpella e Hoxhollit ne Shengjin;

-Shpella e Akullit tek Gjecani i akullit pas gurit te Nuses;

-Shpella e Butenit  siper livadheve te Shengjinit.

 

Përmbatja arkeologjike e këtyre shpellave në Mirditë:

Arkeologjia është një shkencë historike, e cila zbulon dhe analizon gjurmët e njerëzimit në kulturat parahistorike, para lindjes së dokumentave të shkruar. Gërmohet për të gjetur vendbanime të lashta e varre, për të zbuluar materialet dhe teknikat e ndërtimit të tyre, stolitë, veglat e punës, armët etj. Forma, ngjyra, dekoracioni, mjeshtria ndryshojnë me kalimin e viteve, duke u dhënë mundësi shkencëtarëve që të datojnë gjetjet e lashta. Kështu epokat arkeologjike në Europë dallohen:

– koha e gurit deri rreth vitit 2600 p.e.s.

– koha e bakrit deri në vitin 2100 p.e.s.

– koha e bronzit pas vitit 2100 p.e.s.

– koha e hekurit midis viteve 1100-500 p.e.s.

– periudha e qyteteve Ilire, rreth viteve 500-200 p.e.s

– periudha e pushtimit romak nga viti 200 p.e.s. deri në vitin 400 e.s.

– periudha e hershme bizantine, rreth viteve 400-500 e.s.

Nëpër këto periudha lëviz dhe arkeologjia shqiptare dhe ajo e Mirditës.
Monumentet arkeologjike të Mirditës i përkasin kryesisht mesjetës së hershme shqiptare, që njihet ndryshe me emrin: Periudha Arbërore. Dëshmi janë varrezat e shumta zbuluar pothuajse në gjithë territorin e Mirditës: Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Përlat, Prosek, Baz etj. Varret e kësaj treve janë në traditën e të ndërtuarit të varreve në Shqipëri që nga periudha e hershme e bronzit, rreth 2000 vjet p.e.s. Në to janë zbuluar sende të përdorimit të përditshëm, ku ndër më të rëndësishmet vlerësohen veglat e punës, stolitë, armët (thika, sopata, maja heshtash e shigjetash, mburoja, fibula, vathë, varëse etj.)

Materiali arkeologjik i vorrezave arbërore ka ngjashmëri me fondin e kulturës ilire të gjetur dhe ne treva të tjera të Shqipërisë.

Në Mirditë ka mjaft monumente arkeologjike që presin eksplorimin e mëtejshëm, siç është fusha Papërdhok në Kalor etj.

Gjetjet arkeologjike të Përlatit, Gëziqit, Mërkurthit, Bukmirës etj, janë dëshmitë e para të jetesës në këtë trevë. Ato i përkasin periudhës së gurit të latuar dhe datohen rreth 4500-2500 vjet p.e.s.

Të dhënat janë zbuluar kryesisht në shpellat e Mërkurthit, të Valit etj, çka flet se vendbanimet e para kanë qenë shpellat. Në të gjitha periudhat që nga neoliti i vonë, bronzit, e hekurit kemi vijimësinë e jetës në Mirditë. Jetesa me ato çka u dhuronte natyra, për shumë kohë u shoqërua edhe me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.
Dalja e bakrit e sidomos e bronzit, sjell transformime të rëndësishme jo vetëm në sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjen nga egërsirat, por dhe mbrojtjen nga grupet rivale, të cilat kishin filluar të përvijonin ngulimet e tyre, por dhe kërkonin vazhdimisht ngulime të reja më të përshtatshme për jetesë. Në këtë mënyrë, filloi organizimi i njerëzve në grupe dhe fise që zotëronin territore ende të papërcaktuara. Në këtë periudhë kemi dhe ngjizjen e fisit të pirustëve me një shtrirje relativisht të gjerë. Gërmimet arkeologjike të kryera në vende të ndryshme si në Përlat, Baz, Urakë etj, flasin për një prani të madhe të popullsisë ilire që nga shekulli VIII-VII p.e.s.

 

 

  1. Festat religjionale

 

Janar:  “Dita e ujit të bekuar”

17 shkurt: “T’lidhnat”, festohet në gjithë krahinën.

Mars: -E diela e Larit. Festohet në gjithë botën katolike.

Prill: Java e Pashkëve.

Maj: Shna Krygja-Shën Llezhdri,-Shllezhdër, kremtohet ne Bardhaj, Lufaj, Zajs.

-T’Shëlbuemet, Thirrë, Lëkundë, Mërkurth, Kumbull, Kurbnesh, Rubik, Rrasfik, Munaz, Velë, Fang.

Prill: Rrshajat, kremtohet në gjithë zoën si festë familjare.

Qershor: -Korpi i Krishtit. Në gjithë krahinën.

-Data 13, Dita e Shnandojt.

(në Lac, por dhe kishat  Rubik e Selitë)

Korrik: -Sha Prendja, kremtohet në pjesën më të madhe të krahinës.

Muaji tetor: -Shën Mri, në Ndërfushas, Ndërfan, Gëziq, Bukmir, Kacinar, Simon, Kuzhnen.

Muaji nëntor:: -Dita e të shumtëve-dita e të vdekurve, meshë dhe vizita në varreza.

Muaji dhjetor:: -Shën Nikolla, Shpal, Reps, Blimnisht, orosh, Nënshejt, Spac, Fan.

–Kshnellat-Këshëndellat-Krishtlindjet.

Kremtohen në gjithë zonën.

 

  1. Aktivitete Kulturore:

 

-Koncerte recitale me artistë të ansamblit Mirdita. Cdo muaj.

-Veprimtari masive për 7-8 marsin.

-Veprimtari për Pashkët, bashkëpunim me Dioqezën.

-Miss dhe mister Mirdita.

-Dita e qytetit Rrëshen. Cdo 15 prill.

-Aktivitet kulturor per festen e Korpit të Krishtit.

-1 qershor, shoë i femijeve.

-Guida turistike verore.

-Dita e emigrantit. Në muajin gusht.

-Dita e trashëgimisë kulturore në shtator.

-Festa e Clirimit të Mirditës, 26 tetor.

-Veprimtari masive me 28 dhe 29 nentor.

-Festat e fundvitit. Veprimtari masive.

-Promovime librash në formë spektaklesh.

 

  1. Kapacitetet pritëse

 

Në Rrëshen:

2 hotele me 50 dhe 20 vende. Restorant dhe piceri.

Në Rubik:

2 hotele me 30 dhe 20 vende.

Restorant dhe piceri.

Në fshatra:

Katundi i Vjetër, disa kulla pritëse. Po ashtu në Nënshejt, në zonën e Fanit, në Selitë,Malaj, Përlat e gjetkë.

 

  1. Axhensi turistike. (3)

 

  • Zyra informacioni turistik.
  • Pallati i Kulturës Rrëshen

 

 

 

 

 

  1. Gastronomia:

 

Byreqe

Byrek me hither. Byrek me qepe te njoma. Byrek me purri (presh. Byrek me kos. Byrek me rena (ne Kosove i thone fli) Byrek me gjak derri. (koronek) Byrek te tipit bakerda! Byrek me kungull.. Byrek me arra.

Mishi:

Mish pule i ziere, mish derri i skuq. Mish derri pasterma. Mish gici i pjek (edhe ferlik) Mish qingji i pjek. (edhe felrik). Mish keci i pjek (ferlik) Zorre derri, pasterma, te pjekura ne prush.

Gjellera

Mish derri me lakra te zeza, pjekur ne vorbe dheu (kuc). Mish derri me fasule. Ziere ne vorbe (kuc)

Sallatra

Turshi te ruajtura pergjate dimrit, si lakra, domate, tranguj, etj. Fasule plloci te shtypura.

Prodhime qumeshti

Djath lope, dhie tem alit, delesh. Majse te trashe. Hirre djathi. Kos u trashe. Kos i tundur ne tundes qumeshti.

Brumera:

Buke misri e stilizuar. Buke enorme. Buke gruri e pjekur ne furre. Kulecer. Pilaf i ziere me mish pule. Makarona, shoqeruar me djathe, mish te skuqur etj.

Embelsira:

Laknuer me peta, me pikmez sheqeri. Petulla me mjalte.

Cajera:

Caj mali te zeze.

Pije:

Raki rrushi, Raki mani, Raki manaferre, Raki Thane, Raki qershie, Raki frutash te perziera. Vere e kuqe, Vere e bardhe. Vere musht. (e embel)

Likerna

Liker thane. Liker qershie, Liker manaferre etj. Perzierje thane me raki etj per semundje te ndryshme.

 

 

  1. Suvenire per sajdisje

 

Punime ne dru:

Stemen e Arberit, punime te kullave ne miniature, djepa te vegjel apo te zakonshme te stilizuar, cifteli te vogla apo te plot ate styilizuara.

 

Veshje

Veshtje tradicionale, ku dallon ajo e nuses dhe dhenderrit te Mirdites.

Kukulla te veshura me rroba mirditore, te kerkuara gjithandej ne treg.

Corape leshi, kmene etj.

Qendisje per zbukurime tavolinash etj.

 

Prodhime bio:

Mjalti vendas, si ai i geshtenjave, i perzier, etj. Hoje bletesh, qumesh blete.  Zaire te ndryshme.

 

Fruta:

Molle mali, geshtenja, arra, gorica te athta e te embela, shege, lajthi, manadredheza, boronica, caraca, man i zi, i kuq dhe i bardhe etj. Rrush kallmet, shesh i zi. Tajke vendi.