Bashkia Mirditë, punë intensive në zhbllokimin e rrugëve nga bora

-Si asnjëherë tjetër në një situatë tepër të vështirë Bashkia ka zhbllokuar në kohë rekord rrugët e mbuluara nga dëbora në territorin e saj –

Dëbora e rënë këto ditë të ftohta janari, shoqëruar me ngrica dhe temperatura shumë të ulëta, solli probleme e vështirësi në pothuaj gjithë territorin e bashkisë Mirditë, e sidomos në zonat e thella malore ku trashësia e borës kalonte nga 50-80 cm.. Kësaj situate të pazakontë përgjatë këtyre viteve, i është përgjigjur me masa konkrete në terren, bashkia Mirditë, dhe ku kryetari i saj z.Ndrec Dedaj, ditë pas dite e orë pas ore, e ka ndjekur këtë aksion zhbllokues dhe normalizues në pothuaj gjithë Mirditën duke vënë në eficencë të plotë dhe brigadat e mirëmbajtës, teknikët dhe mekanizatorët.

Kështu fillimisht puna është përqëndruar në akset lidhëse të qendrave urbane me Austostradën dhe akset nacionale, si Rrugën e Kombit, apo rrugën që mban të lidhur Rrëshenin me Urakën e më tej. Në pak kohë u bë e mundur zhbllokimi i nyjeve lidhëse me mjetet e drejtorisë së rrugëve që ka në dispozicion bashkia, ndërkohë që thirrjes së kryebashkiakut për ndihmë me mjete zhbllokuese, iu përgjigjen shumë prej sipërmarrësve. Fryma e solidaritetit në këtë rast solli që angazhimet të mos ishin vetëm brenda një lagje apo fshati, por për të ndihmuar dhe në fshatra të tjerë, siç ngjau me kryetarin e fshatit Nënshejt e të tjerë.

Vlen të thkesohet fakti se ndërhyrjet kanë qenë më të shpejta dhe energjike kur kanë ndodhur raste fatkeqësishë, siç ishte rasti i Konajve apo fshatra të tjerë e për të vazhduar më tej me zhbllokimin dhe në drejtim të Shëngjinit, Xhuxhës apo Bisakës së Fanit etj.

Rrugët u hapën dhe në zonën e Përlatit, hyrja e Repsit, fshatin Domgjon; Rrëshen –Bukmirë, në drejtim të Kulmes; rruga që lidh Rrëshenin me Kodër Rrëshenin dhe Valcën e deri në Malaj; Rrëshen-Sheshaj në drejtim të Lurthit; Rrëshen-Gëziq (aksi i vjetër); Kthellë dhe në drejtim të Selitës etj. Është punuar gjithashtu për të mbajtur të hapur rrugët e qytetit Rrëshen, pastrimin e borës dhe akullit dduke rrit sigurinë e qytetarëve në kësi rastesh.

Bashkia Mirditë dhe kryebashkiaku Ndrec Dedaj, gjejnë rastin të falenderojnë për bashkëpunimin e sipërmarresve, që u gjenden në këto moment të vështira të krijuar nga moti duke vënë në dispozicion mjetet e tyre zhbllokuese, borëpastruese apo mjete të tjera, si: AEK Munella, Gjergj Cunin, Fatjon Përdoda, Niko Construktion,Ayen Energy,

50274396_598722483908072_1120642222627225600_o
49783446_598722537241400_9175998380076171264_o
49807108_599219143858406_8586834265562415104_n
49895587_599109777202676_2595279833088917504_o
49895748_600214480425539_6934492550732447744_n
50138661_600214517092202_2522575747688693760_n
50270013_598722607241393_4392540543419154432_o
50581417_10216136292072628_3756381485163085824_n
etj.

Mirënjohje për dy motrat murgesha, Bija të Dashurisë së Krishterë

-Për shërbimet  humane në komunitetin e Mirditës prej disa viteve-

Kryetari i bashkisë z.Ndrec Dedaj, nderoi me Mirënjohje të Bashkisë Mirditë, dy motrat murgesha, Bija të Dashurisë së Krishterë, të cilat shërbejnë humanisht prej disa viteve në Mirditë.  Ato janë motër Dafina Grabanica, e ardhur nga Klina e Kosovës me shërbim kishtar në Mirditë dhe motër Mirjam Lazraj, gjithashtu e ardhur nga Zllakuqani i Kosovës për në Mirditë.

Respektivisht, Mirënjohjet u dedikuan me këtë motivacion:

-Motër Dafina Grabanica (Klinë):

Bijë e Dashurisë së Krishterë, për kontributin e vyer në shërbim të personave në

nevojë në Mirditë prej 6 viteve këtu; si misionare humane me karizmën e shpallur

hyjnore në shërbimin e përvujtë ndaj të sëmurëve, invalidëve dhe të moshuarve,

për inspirimin e masës së Rinisë Mariane Vinçenciane në dhënien e kurajos

shpirtërore ndaj qytetarëve të shumtë dhe gjallërimin e jetës në komunitet.

-Motër Mirjam Lazraj (Zllakuqan):

Bijë e Dashurisë së Krishterë, për kontributin e vyer në shërbim të personave në nevojë në Mirditë prej 3 viteve këtu; si misionare humane me karizmën e shpallur hyjnore në shërbimin e përvujtë ndaj të sëmurëve, invalidëve dhe të moshuarve. Për kontributin e veçantë në nismën për hapjen dhe mbajtjen e mensës të të varfëve me frekuentim të përditshëm në Rrëshen.

Nderimi kaloi përmes një bisede vëllazërore, duke bashkëndarë dhe emocionet e shumta që ato kanë kaluar në shërbim të njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, duke u shprehur se njerëzit këtu dhe Mirdita kanë lënë shenj të fortë në jetën e tyre. Ato u shprehën se detyra dhe vullneti i Zotit është që ne të shkojmë me shërbimin tonë në vende të tjera, por mendja dhe zemra nuk do shkëputet kurrë prej këtij vendi. Njëherit falenderuan kryetarin e bashkisë, pasi siç dhe u shprehën ato, sa herë janë drejtuar për t’i ndihmuar në aktivitetin e tyre, e kanë gjetur përkrahjen dhe ndihmën konkrete në mënyrë të vazhdueshme.

Kryetari i bashkisë z. Dedaj u shpreh, se puna e tyre, shërbimi ndaj njerëzve të varfër, na ka motivuar në veprimtarinë tonë humane, ndaj dhe jemi përfshirë në disa projekte humanitare si ndërtime shtëpijash për njerëz në nevoja ekstreme, si dhe për ndërtimin e një sistemi konvejer ndihmash për nevojtarët që në zonën tonë nuk janë të paktë.

47065000_409777486224949_7821890866338856960_n
47060066_205278307023456_1812339305419374592_n
46888724_2096223850398724_999221779182387200_n
46783769_288755421768956_3398186212018618368_n

“Praktikat më të mira 2018”, bashkia Mirditë fiton çmimin e parë

Në konkursin Kombëtar “Praktikat më të mira 2018”, Bashkia Mirditë është vlerësuar me çmimin e parë, duke konkuruar në fushën e turizmit me një aplikim të paraqitur nga “Info-Kulla”. Çmimi i është dorëzuar kryetarit të bashkisë z. Ndrec Dedaj nga znj. Valbona Karakaçi, një nga drejtueset e DLDP.

Konkursi Kombëtar “Praktikat më të mira 2018” është organizuar nga Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore me mbështetjen e DLDP e cila financohet nga qeveria zviceriane. Ndërsa aplikimet janë dorëzuar në një aktivitet në Tirana Internacional më 20 nëntor, fituesit u shpallën sot në Konferencën Kombëtare për decentralizimin e Pushtetit Vendor, konferencë e cila i zhvilloi punimet në Tiranë.

Të pranishëm kanë qenë zv/kryeministerja Senida Mesi, z/ministerja e Punëve të Brendshme që mbulon pushtetin vendor, ambasadori i qeverisë zvicerane, kryetar të bashkive, drejtues të DLDP-së etj. Nga shqyrtimi i aplikimeve të shumta është vlerësuar se ai i paraqitur nga Bashkia Mirditë ishte më i vlerësuari, duke e renditur të parin në të gjithë aplikimet.

46725849_706540133062480_2237260043718230016_n
46745307_586627348459240_2107786059852021760_n
46645644_586627375125904_4128845709111721984_n
2
1