Është mbajtur ditën e premte dëgjesa publike në kuadër të “Fazës së parë për përgatitjen e Planit të Përgjithshëm Vendor” në ambjentet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Rrëshenit.

Pjesëmarrës në këtë dëgjesë ishin përfaqësues nga Bashkia Mirditë, përfaqësues dhe hartues të draft-Planit, përfaqësues nga komuniteti dhe grupe të ndryshme të interesit.

Në dëgjesë u prezantua: Struktura e Planit, qëllimi, parimet e planifikimit, analiza etj. Një rëndësi ju dha edhe diskutimit përsa i takon mundësive të zhvillimit të Mirditës, ku prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik, mjedisor, turistik, ndërkohë nuk munguan mendimet dhe sugjerimet e publikut në lidhje me Planin, ku shumica e tyre shprehën dakordësinë për mënyrën e planifikimit dhe hartimit.

Në përfundim prezantuesit e Planit, pasi iu përgjigjën publikut, ju siguruan që të gjitha pikat e diskutuara do të reflektohen në proçesin e punës.

4
3
2