Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës është ngritur me iniciativën dhe vullnetin e Kryetarit të Bashkisë Mirditë, z.Ndrec Dedaj, si dhe themeluar nga Këshilli Bashkiak Mirditë.

Ky Fondacion do të hartojë, aplikojë dhe zbatojë projekte në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë dhe donatorë me synim zhvillimin e territorit të Bashkisë Mirditë.

Përmes fushave të ndryshme veprimi, synohet përmirësimi i jetës së banorëve, nxitja e zhvillimit rural, përmirësimi i infrastrukturës, ofrimi i kurseve profesionale,  ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive të ndryshme, implementimi i projekteve në fushën e Mjedisit dhe Turizmit, etj.

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës ka statusin e një Organizate Jo-Fitimprurëse. 

Të nderuar lexues. Kjo është një hapësirë në ndërtim!