Bashkia Mirditë dhe  “Albania Austria Partnerschaft – Marianne Graf”, ju ftojnë me  datë 7 dhjetor 2017, ora 13:00 në përurimin e INFO-Kulla MIRDITA, e ngritur ndanë Rrugës së Kombit në Rubik, Mirditë.
“INFO-Kulla MIRDITA, një objekt rishtar në vendin tonë për nga qasja turistike  për gjithë trevat e Shqipërisë Veriore, është sjellë në formën e një kulle  si shenjë identiteti e traditës së një populli, si një çelës për të kuptuar historinë, një shenjë e veçantë e mënyrës së jetesës së popullsisë së Veriut të vendit duke u bërë kështu një simbol  bashkëkohor informativ për turistët.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën bashkia@bashkiamirdite.gov.al

Ftesë_INFO KULLA MIRDITA