Bashkia Mirditë, ju fton në 20 Dhjetor 2017, ora 11:00 sallën e koncerteve tek Pallati i Kulturës, për dëgjesë publike të gjithë qytetarët me qëllim informimin dhe diskutimin për hartimin e PPV-së. Dëgjesa Publike është pjesë e procesit të konsultimit për Planin e Përgjithshëm Vendor duke përfshirë të gjitha palët e interesuara.

Gjatë dëgjesës publike, studio e cila harton PPV-në në bashkëpunim me bashkinë Mirditë do të prezantojë hartimin e Dokumentit të Plani i Zhvillimit Territorial dhe Rregullorja e Planit të PPV-së, në kuadër të Fazës së III-të të Planit:

“ PLANI I ZHVILLIMIT TERRITORIAL DHE RREGULLORJA E PLANIT”

Faza III përfshin dy nga rezultatet më të rëndësishme të PPV, Planin e Zhvillimit të Territorit dhe Rregulloren e Planit. Ajo përbëhet nga katër komponentë kryesorë, plani i propozimeve territoriale, i cili përfshin ndarjen në pesë sisteme terreni, ndarjen në zona dhe kufinjtë e përdorimeve të propozuara të tokës, planin  e mbrojtjes së mjedisit, i cili përcakton standardet dhe rregullat për aktivitete të ndryshme me qëllim zbutjen e ndikimit në mjedis, programin e shërbimeve dhe infrastrukturës publike ku do të përcaktohet infrastruktura bazë dhe efektet e tyre mbi Bashkinë, planin e veprimeve për zbatimin e PPV,  i cili ka lidhje me planin e veprimeve dhe projekte që do të realizohen në bashki  në 15 vitet e ardhshme.

Konsiderojmë të nevojshme pjesëmarrjen tuaj në këtë proces sepse opinioni dhe idetë tuaja janë tepër të vlefshme duke qënë ato që do të përcaktojnë zhvillimin e qëndrueshëm të bashkisë tonë për 15 vitet e ardhshme duke u përshtatur plotësisht nevojave dhe potencialeve të qytetarëve dhe të bashkisë në përgjithësi.

Jeni të mirëpritur të merrni pjesë, për të shprehur opinionin tuaj.

Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Bashkisë Mirditë (versioni draft)

View Fullscreen