[lvca_accordion][lvca_panel panel_title=”AKTI I LINDJES”]
  1. Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të prindërve ose në vendin ku ka ndodhur lindja.
  2. Për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistrimi bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendit ku është gjetur.
  3. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas shqiptarë, me banim të përhershëm në Shqipëri, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare, në vendin ku ka lindur. Kur kjo është e pamundur, regjistrimi bëhet edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi.
  4. Kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit, nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

Certifikatat qe leshohen pas mbajtjes se aktit te lindjes

  • Dokument
  • Shperbim lindje
  • Efekt shperblimi nga regjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor.
[/lvca_panel][lvca_panel panel_title=”AKTI I MARTESËS”]

Shpallja e martesës është hapi i parë që kushtëzon Lidhjen e martesës. Pas 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes bëhet Lidhja e martesës. Dokumentet që duhen për shpalljen e martesës mes dy shtetasve shqiptarë:

  • Çertifikatë për shpallje martese
  • Fotokopje e kartes së identitetit
  • Çertifikatë për lidhje martese

Dokumentat që nevojiten kur njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është shtetas i huaj për të cilin nevojiten:

  • Çertifikatë lindje
  • Vërtetim që ky shtetas është i lirë të lidhë martesën me shtetas shqiptarë
  • Fotokopje dokumenti identifikimi
  • Prokurë nëse ky shtetas nuk është prezent para nënpunësit të gjendjes civile
  • Këto dokumenta legalizohen apo jo pranë përfaqësive shqiptare në shtetet përkatese sipas marrëveshjeve të shtetit shqiptar me këto shtete.
[/lvca_panel][lvca_panel panel_title=”AKTI I VDEKJES”]

Vdekja vërtetohet nga mjeku i zonës përkatëse, ku ka ndodhur vdekja (mjekë, qendër shëndetësore, spital, urgjencë etj.). Për vdekjet e shkaktuara nga përdorimi i dhunës ose për vdekjet e dyshimta, si dhe për vdekjet në vendet e vuajtjes së dënimeve me burgim, vërtetimi është i vlefshëm vetëm kur lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor dhe është nënshkruar edhe nga prokurori.

  1. Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes ose nga personat më të afërt të familjes dhe, në mungesë të tyre ose për personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkisë/komunës, në zyrën e gjendjes civile, ku shtetasi ka vendbanimin/vendqëndrimin ose ku është gjetur kufoma.
  2. Deklarimet janë të vlefshme, kur shoqërohen me raport mjekësor.
  3. Deklarimi i vdekjes bëhet brenda 10 ditëve nga ndodhja ose gjetja e kufomës dhe brenda 60 ditëve, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit. Jashtë ketyre afateve ligjore paguhet gjobe 30 mije leke.
  4. Drejtuesit e spitaleve, të reparteve ushtarake, të burgjeve, të reparteve të riedukimit dhe të institucioneve të tjera detyrohen të njoftojnë me shkresë zyrën e gjendjes civile më të afërt, brenda 5 ditëve, për vdekjet e ndodhura në institucionet e tyre.

Dokumentat qe leshohen pas mbajtejes se ketij akti

  • Dokument
  • Shpenzime varrimi
  • Pagese vdekje tek Sigurimet Shoqerore
  • Certifikate familjare para vdekje dhe pas vdekje
  • Vertetim bashkejetese.
[/lvca_panel][lvca_panel panel_title=”NDRYSHIM VENDBANIMI”]

1. Deklarimin e vendbanimit apo të banesës për pjesëtarët e një familjeje ka të drejtë ta bëjë kryefamiljari ose, në pamundësi të tij, çdo person madhor i familjes.
2. Çdo person madhor, që vendos të jetojë në një vendbanim të ndryshëm nga ai i pjesëtareve të tjerë të familjes, bën deklarim individual të vendbanimit. Shtetasi mund të deklarojë, gjithashtu, në mënyrë individuale një banesë për përdorim vetjak.
Banesën, në të cilën shtetasi jeton zakonisht për më shumë se tre muaj pa ndërprerje ose më shumë se gjashtë muaj në një vit kalendarik, ka detyrimin ta deklarojë si vendbanimin e tij.
Dokumentat e nevojshem
-Vertetim nga Z.R.P.P qe kryefamiljari ka shtepi te regjistruar apo ne mungese te saj kontrate qeraje te noterizuar tek noteri.
-Fotokopje karte identiteti per cdo person mbi moshen 16 vjec te kesaj familjeje.
-Kerkese me shkrim ne emer te kryefamiljarit.

[/lvca_panel][/lvca_accordion]
INFORMACION I PËRGJITHSHËM

“Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Dokumentat qe sherben Zyra e Gjendjes Civile:

1 – Akti i Lindjes
2 – Akti i Martese
3 – Akti i vdekjes
4 – Proces verbal per bashkim / Ndarje familjare
5 – Leje Banimi
6 – Vendime Gjykatash
7 – Leshim certifikatash per perdorim brenda dhe jashte shtetit

LLOJI I SHËRBIMIT TARIFA NË LEKË
Akti i martesës 1000 Lekë
Proces-verbal për ndarje dhe bashkime familjare të shtetasve 1000 Lekë
Çertifikata personale dhe familjare për përdorim brenda vendit 50 Lekë
Çertifikatë për lidhje martese në gjuhë të huaja 200 Lekë
Çertifikatë lindjeje në gjuhë të huaja 200 Lekë
Çertifikatë martese në gjuhë të huaja 200 Lekë
Marrje shtetësie 2000 Lekë