Lista e dokumentave sipas VKM-së nr. 970, datë 2.12.2015  “për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve per dhenien e licencave për tregtimin e  naftës bruto dhe të nënprodukteve të saj” i ndryshuar me VKM nr. 344 datë 19.4.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM 970 dt 2.12.2015 që duhet të paraqiten pranë Organeve të Qeverisjes Vendore:

a) Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto;

b) Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit;

c) Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Përgjegjës;

d) Autorizimin hyrje-dalje në rrugë, të lëshuar nga enti pronar i rrugës;

e) Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin si dhe certifikatën e kalibrimit të enëve dhe të aparateve të shitjes, të lëshuar nga organet e metrologjisë e të kalibrimit.