Në Bashkinë Mirditë tashmë do të ketë një qendër të re multifunksionale për fëmijë, të rinj dhe të moshuar. Qendra e inaguruar sot në Rubik nga Kryebashkiaku z.Ndrec Dedaj dhe znj.Marianne Graf ,është një projekt i realizuar me kontributin e Albania Austria Partnerschaft – Marianne Graf .

Kryetari i Bashkisë u shpreh se ky ambjent ishte tepër i domosdoshëm, si dhe ka zgjidhur mjaft probleme, që me fëmijët e kopshtit që do të kenë tashmë kushte më komode për edukim dhe argëtim, po ashtu të rinjtë do të kenë shtëpinë e tyre kulturore , si dhe të moshuarit e qytetit për t’u bërë bashkë, argëtuar dhe çlodhur në mënyrë të kulturuar. Ndërsa znj. Graf, u shpreh e kënaqur për finalizimin e këtij projekti. Më pas ajo u shpërndau dhurata fëmijëve të kopshtit, kryesisht lojëra të ndryshme, që ndikojnë në zhvillimin psikomotor të tyre duke u argëtuar me ta për disa çaste.

DSC06579
DSC06589
DSC06591
DSC06563
DSC06575
DSC06571
7