Qëllimi i Info-Kullës është të ndërgjegjësojë vizitorët për veçantitë në natyrë, kulturë dhe historinë e rajonit; të zgjojë kureshtjen dhe interesin, për të njohur nëpërmjekt kontaktit të drejtpërdrejtë vendin dhe njerëzit. Instalacione nga më të ndryshmet, fotografitë, eksponatet e hershme paraqesin një shumëllojshmëri temash, të cilat janë me peshë për rajonin. 

Info-Kulla është një iniciativë e Bashkisë Mirditë, në bashkëpunim dhe me mbështetje të “Partneriteti Shqipëri-Austri – Marianne Graf”, me qëllim hapjen e zonës ndaj eko-turizmit dhe për forcimin ekonomik të banorëve të saj.

Mirë se vini në Kullë!

info kulla (5)info kulla (2)info kulla (1)info kulla (7)info kulla (3)info kulla (8)