• Kthimi në normalitet i rrugëve rurale

Bashkia Mirditë ka kthyer në normalitet një sërë rrugësh rurale, bazuar në programin 4-vjeçar të Kryetarit të Bashkisë. Mirdita ka një rrjet rrugor në gjendje të mjerueshme, që ka shkaktuar rritje të kostos së jetesës për banorët. Rrugët rurale janë në gjendje të amortizuar, ndërsa mbetet shqetësim fakti që problematika prek akset që sigurojnë akses edhe tek objektet/zonat me interes turistik. Ky problem, duke i shtuar edhe sistemin e dëmtuar të ujitjes dhe kullimit, ka sjellë ulje të cilësisë së jetesës së banorëve, si dhe ka vështirësuar së tepërmi perspektivën e zhvillimit të aktiviteteve ekonomike si bujqësia, blegtoria etj. Për këto arsye, Bashkia Mirditë përfshiu në rrjetin e rrugëve të kthyera në normalitet: Klos-Konaj, Klos-Shëngjin, Reps-Bulshar-Nënshejt, Reps-Orosh-Nenshejt, Perlat-Tharri-Kurbnesh, Tarazh-Malaj, Rrëshen-Kulme, Rrëshen-Bukmirë, Munaz-Velë, Rrëshen-Lurth

rruga klos shengjin xhuxhe (6)
rruga klos shengjin xhuxhe (5)
rruga klos shengjin xhuxhe (3)
rruga klos shengjin xhuxhe (2)
rruga malaj (4)
rruga malaj (2)
rruga kurbnesh (6)
rruga kurbnesh (3)
rruga kurbnesh (2)
rruga kurbnesh (1)
rruga e kulmes (5)
rruga e kulmes (4)
rruga e kulmes (2)
rruga e kulmes (1)
rruga klos-konaj (6)
rruga klos-konaj (5)
rruga klos-konaj (4)
rruga klos-konaj (2)
rruga klos-konaj (1)
rruga bulshar nenshejt (3)
  • Rehabilitim i rrjetit ujitës të ujëmbledhësit Malaj 2 (Faza e parë + Faza e dyte)

Në fazën e parë e cila ka përfundur me sukses të plotë, është bërë e mundur zëvendësimi i saraçineskës dalëse të ujit e amortizuar totalisht nga 35 vite në përdorim, si dhe zëvendësimi i kanalit vaditës tradicional nga pllaka betoni, në tubo plastikë të cilësisë së lartë, me garanci shumë vjeçare të cilat shtrihen në kanale nëntokësore në një distancë prej 600 metra linear. Kjo ndërhyrje do të shmangë dëmtimin e rrjetit nga rrëshqitja e shkëmbenjve të shumë në atë zonë. Ndërsa faza e dytë, e cila ka nisur në dhjetor 2016, do të nxjerrë përfundimisht nga kolapsi shumë vjeçar sistemin vaditës për fshatrat Korrë, Shtanë si dhe në të gjithë hapësirën e fshatit Kodër Rrëshen, pasi e shtrin rrjetin nëntokësor të tubove plastikë në një distancë prej 1500 metra .

Foto Malaj 2-page-001
Foto Malaj 2-page-002
Foto Malaj 2-page-003
Foto Malaj 2-page-004
Foto Malaj 2-page-005
Foto Malaj 2-page-006
Foto Malaj 2-page-007
  • Mbrojtje lumore në Mashterkor

Me një fond prej 27,459,000 lekësh akorduar nga qeveria shqiptare, Bashkia Mirditë ka synuar t’i japë fund situatës problematike e cila ka qënë prezente sidomos dimrat e fundit, teksa lumi Fanë ka vërshuar duke rrezikuar seriozisht jo vetëm njësitë bujqësore të këtij fshati, por edhe banesat e tyre.

rruga kurbnesh (6)
prite lumore mashterkor (3)
prite lumore mashterkor (5)
prite lumore mashterkor (7)
prite lumore mashterkor (8)
prite lumore mashterkor (10)
  • Rikualifikimi urbani qendrës së qytetit Rrëshen

Rikualifikimi  urban i sheshit “Abat Doçi” të qytetit Rrëshen, është një investim me vlerë 187 milion lekë, i cili do të dhurojë në një sipërfaqe prej 8200 m2, më shumë gjallëri, ngjyra, mjedise të rikualifikuara, me gjelbërim dhe ndriçim dekorativ. Projekti gjithashtu parashikon rikonstruksionin e plotë të infrastrukturës nëntokësore.

sheshi

  • Rikonstruksioni i shkollës së mesme të Rrëshenit

Shkolla e mesme e Rrëshenit është një tjetër investim madhor i cili do të mundësojë për nxënësit e kësaj shkolle mjedise të rijetëzuara përmes rikonstruksionit në themel të mjediseve ekzistuese dhe shpesh jo funksionale që kjo shkollë kishte dikur. Me investimin prej afro 119 milionë lekë do të mundësohet sistemi i ri i ngrohjes, kabinetet dhe laboratorë bashkëkohore, sistemimi i terreneve sportive me kushtet më optimale, si dhe mjedise të tjera argëtuese.

  • Rikonstruksioni i rrugës hyrëse në Rrëshen

Rikonstruksioni i rrugës hyrëse të Rrëshenit do të jetë një rikonceptim i plotë urban. Ky investim me vlerë prej 149 milion lekësh, synon që në një periudhë të shkurtër kohe të sistemojë infrastrukturën e rrënuar të kësaj rruge, duke i dhënë asaj pamjen e një infrastrukture moderne.  Rruga do të zgjerohet, nga të dyja anët me trotuar, si dhe do të sistemohet një kthesë problematike e saj, e cila prej vitesh shkaktonte pengesa të mëdha në komunikim, kryesisht në kohë reshjesh. Sistemimi i saj do të shmangë një herë e mirë përmbytjen e rrugës ne atë kthesë, përmes ndërtimit të një ure qe lehtëson kalimin e ujërave te shumte, gjate muajve te dimrit. Kjo jo vetëm do t’i japë një dimension të ri urban hyrjes së qytetit Rrëshen, por do të shtojë sigurinë për fëmijët e shkollave që banojnë në lagjen Ura e Fanit.

rruga hyrese

  • Asfaltimi i Rrugës Rrëshen-Bukmirë

Ndërtimi i kësaj rruge është një investim i kompanisë turke “Ayen AS Energy”, e cila ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkinë Mirditë.