Kryetari i Bashkisë Mirditë, z.Ndrec Dedaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Dornbirn, Austri. Ai u takua me Kryetaren e Bashkisë së Dornbirn, znj. Andrea Kaufmann me të cilën bisedoi për bashkëpunime në të ardhmen mes dy bashkive.

Z.Dedaj u shpreh se ndihma që i kanë dhënë qytetarët, bizneset dhe kontribuesit e Dornbirn qytetarëve të Mirditës është e papërshkrueshme. Ai shtoi se përmes “Projekt Albanien” të themeluar nga Padër Franz Winsauer dhe “Karitas Mirdita”, janë realizuar një sërë projektesh me impakt të madh tek qytetarët, ku mund të përmenden dhjetëra shkolla të ndërtuara nga themeli apo të rikonstruktuara, mjedise sanitare nëpër institucionet e edukimit, apo qendra shëndetësore, ndihma në ushqime, qendra për personat me aftësi ndryshe etj.

Znj. Kaufmann pranoi ftesën e Kryetarit të Bashkisë Mirditë për të vizituar Mirditën së shpejti, ndërsa shtoi se do të vijojë mbështetjen për “Projekt Albanien”. Gjatë vizitës së tij në Austri, Kryetari i Bashkisë vizitoi gjithashtu një shkollë dhe një kopësht fëmijësh, të sapo ndërtuar. Të dy ndërtesat ishin të standarteve të fundit europiane, transparente dhe krejtësisht praktike për nxënësit dhe fëmijët që i frekuentonin. Shkolla dhe kopështi kishin të ndërthurura elementë risi, me funksionalitete në përshtatje të psikologjisë dhe prakticitetit të nxënësve dhe fëmijëve, duke iu ofrur këtyre të fundit nivel tepër të lartë mësimdhënie.

Vizita zyrtare përfundoi me ceremoninë në kuadër të 25-vjetorit të “Projekt Albanien”, ku Kryetari i Bashkisë vlerësoi me Simbolikën e Mirditës, titullin “Stema e Artë”, Padër Franz Winsauerin.

2
IMG_5399
IMG_5411
IMG_5424
IMG_5431
IMG_5449
IMG_5465
IMG_5394
IMG_5382
IMG_5377
IMG_5376
IMG_5369
IMG_5343
IMG_5358