ndreNdrec Dedaj, është Kryetar i Bashkisë Mirditë, votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Ai lindi në Tiranë më 4 nëntor 1969. Pas përfundimit të shkollës së mesme në fshatin Malaj, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë e Rendit dhe në Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë. Ai është diplomuar po ashtu për drejtësi në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës. Ndrec Dedaj ka përfunduar disa specializime të çertifikuara ndërkombëtarisht, ku veçohet kualifikimi për luftën kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka punuar në Policinë e Shtetit në repartet e Renea dhe ROS. Në vitin 2001, Ndrec Dedaj themeloi Policinë Bashkiake të Tiranës, një sfidë të cilën e përmbylli me sukses pas tetë vitesh. Në vitin 2009, ai zgjidhet deputet i qarkut Lezhë. Ndërsa në vitin 2013, Ndrec Dedaj emërohet Prefekt i Qarkut Lezhë, detyrë nga e cila jep doreheqjen më 30 prill 2015, në përmbushje të ligjit zgjedhor me rastin e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Mirditës.