Përfundoi me sukses edicioni i III-të i Mirdita Fest 2017, një event muzikor rinor i përvitshëm, nën organizimin e Bashkisë Mirditë. Ky edicion solli prurje të reja artistike në interpretim, ndërkohë që konkurohej për çmimin e madh “Gjok Beci”, si homazh ndaj poetit të madh, me të cilin lidhet fort jo vetëm historia e folklorit mirditas, por dhe ajo e muzikës së lehtë mirditase dhe shqiptare për dekada të tëra.

Tetë artistë të rinj konkuruan për këtë çmim, të ardhur nga gjimnazi Rrëshen, Lezha, Liceu artistik në Tiranë dhe Universiteti i Arteve.

Ra në sy përgatitja e mirë profesionale e konkuruesve, zëri i tyre dhe teknikat interpretuese.

Publiku priti me entusiazëm edhe orkestrën për disa performanca live, si dhe një orkestrale të punuar si gërshetim në traditë me rrymat moderne. Në bilbil Mark Gjonaj, çifteli Pashk Filopati & Gezim  Gjonaj; sint  Blert  Leci, kitarë  Jurgen Cara, bateri Beriland Kadeli dhe trompon Gezim Tusha. Këngëtarët si Adelion Kola e Daniela Koka apo Sabina Dona preferuan të interpretojnë edhe live, duke qenë plotësisht të sinkronizuar me orkestrën që vinte si formacion-risi në këtë edicion.

Juria e përbërë nga koreografi i njohur Arjan Sukniqi, Gerti Druga, muzikant dhe drejtor artistik i Ansamblit të Shtetit, Synjona Papleka, muzikante pianiste, Genc Kastrati, solist në valle me Ansamblin e Shtetit, duke vlerësuar gjithë artistët konkurues dhe ata që përshëndetën dhanë çmimet si më poshtë:

Çmimin e tretë Xhesika Doçi; çmimin e dytë Ester Gjoka.

Ndërsa është vlerësuar me çmimin e madh “Gjok Beci” për edicionin e III-të në “Mirdita Fest 2017”, këngëtarja e re Sabina Dona, cmim i cili i është dorëzuar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Mirditë, z. Nikoll Gjikolaj.

Në emër të Kryetarit të Bashkisë z. Ndrec Dedaj, këtij çmimi i është adresuar edhe stema e bashkisë si souvenir i punuar në qelq, ndërkohë që në emër të kryebashkiakut Dedaj solli përshëndetjet e tij më të ngrohta për artistët e rinj dhe gjithë stafin organizator Kryetari i Këshillit të Bashkisë z. Pjetër Pjetri.

Arian Sukniqi si kryetar Jurie ne fjalën e tij përgëzoi gjithë artistët pjesëmarrës, ndërsa u shpreh me entuaziazëm për Rrëshenin dhe Mirditën, ku dhe ai vinte për herë të parë, por i mbushur me plot mbresa dhe emocione, duke u shprehur me metaforën si “qytet në shpërthim” në të gjitha fushat, infrastrukturë dhe mobilim urban por dhe për një pasuri të vlertë kombëtare sa i përket kulturës dhe trashëgimisë. Bashkëpunimet me Bashkinë Tiranë, tha ai, kanë qenë modeli më i mirë i bashkëpunimit në mes bashkive në Shqipëri, dhe që synohet shtrirja më tej. “Kësisoj, që tani,  po mendojmë që, pikërisht me Mirditën, ne të realizojmë një nga produktet më interesantë të vitit që vjen me Ritualin e Jetës që do të ketë dy premiera, njërën këtu në Mirditë dhe tjetrën në Tiranë tek Amfiteatri i ri Veror që përurohet në muajin prill të vitit të ardhshëm.” u shpreh z.Sukniqi.

Çmimet u shoqëruan dhe me kontribute simbolike financiare nga bizneset: bar-kafe “Filopati i Ri”; resort “Lugina” në Katundin e Vjetër dhe Boutique ” Luisa” ne Rreshen.

Sollën përshëndetje të ngrohtë për publikun përmes këngës dhe dy motrat Tusha, Armela dhe Ardita Tusha.

Për realizimin e këtij eventi me rëndësi për vitin kulturor, u impenjuan gjithë stafi i pallatit të kulturës, një event i moderuar nga përgjegjësi i tij Gjergj Marku; drejtues artistik Mark Gjonaj, skenografia Paulin Pali dhe audio-foni e ndriçim Lin Kiku.

Edicioni i radhës synon ta shtrijë këtë çmim edhe më tej në hapësirën shqiptare.

25
24
23
22
21
20
15
14
13
11
10
9
7
6
5
8
2
1
3
4