Këshilli bashkiak miratoi në mbledhjen e sotme projekt/vendimet e paraqitura nga kryetari i bashkisë, ndërkohë pati një shtesë të një projekt/vendimi për “Përdorim fondi rezervë për Rezervuarin e Sheshajve”.

-Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e pagesës së plotë të qirasë për një periudhë 1 (një) vjeçare sipas vlerës së tregut, për familjet banesat e të cilëve janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26 Nëntor  2019, sipas akt-konstatimit për çdo banesë të pabanueshme nga Insituti i Ndërtimit” , lista nr.3, bashkia Mirditë ;

– Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e propozimit për dhënien me qira të fondit pyjor/kullosor në administrim të bashkisë Mirditë, në funksion të ushtrimit të veprimtarive të parashikuara në legjislacionin në fuqi për pyjet, kullotat dhe livadhet për vitin 2020”, bashkia Mirditë ;

– Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për dhënie në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor/kullosor të sipërfaqes prej 1.7996 ha, në ekonominë pyjore, lugina e Rubikut në administrim të bashkisë Mirditë, në funksion të rikonstruksionit të Linjës së Transmetimit të Tensionit  të Lartë 110 Kv Laç 2, ura e Matit-Skuraj, si dhe ndërtimit e një linje të re nga Shoqëria Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST)” Sha, bashkia Mirditë ;

– Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për emërtimin e rrugës “rruga e mundimeve” nga hyrja ura e Repsit (ish agjensia) deri te nyja në hyrje të ish-burgut të Spaçit”, njësia administrative Orosh , bashkia Mirditë ;

-` Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e ngritjes  përbërjes dhe funksionimit të komisionit të strehimit “, bashkia Mirditë ;

-` Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për programin e subvensionimit të interesave të kredive”, bashkia Mirditë ;

– Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e hapjes së rrugës automobilistike nga Ura Bejli, fshati Klos për në lagjet Shpat e Shtil dhe lagjen Sholth në fshatin Zall Xhuxhë”, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë.

– Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e fondeve të trashëguara nga buxheti i vitit 2019 për vitin 2020”, bashkia Mirditë ;

– Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e anekseve të monitorimit të buxhetit të vitit 2019”, bashkia Mirditë ;

-Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.40, datë 26.11.2019, për miratimin e Paketës Fiskale Vendore 2020”, bashkia Mirditë ;

-Projekt/vendimi i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e rregullores, organizimin dhe funksionimin e strukturës vendore të Apelimit Tatimor, në bashkinë Mirditë”  ;

-Raport për realizimin e buxhetit të bashkisë Mirditë për vitin 2019 ;

-Raport i vlerësimit të të ardhurave për vitin 2020, bashkia Mirditë ;

-Informacion  për shërbimin e pastrimit dhe gjelbërimit në bashkinë Mirditë, që janë të kontraktuara nga subjekte private ;

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Alsida Keli