Këshilli i Bashkisë Mirditë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen jashtë radhe, kjo me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë z. Ndrec Dedaj.

Duke u nisur nga fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile nuk ka akorduar fond për Mbrojtjen lumore të unazës së Rrëshenit, në mbështetje të nenit 53 pika 9 gërma “a” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” u kërkua mbledhja e këshillit jashtë radhe.

Mbledhje me qëllim miratimn e ndryshimit në buxhetin e vitit 2017 për transferim fondi nga fondi i emergjencës për objektin “Mbrojtja lumore e unazës së qytetit Rrëshen”, projekt/vendim i cili u miratua me shumicë votash nga këshilltarët.

Projekt/vendimi i dytë ishte “Për shpronësimin në interes publik për zgjerimin e varrezave të qytetit Rrëshen”. P/vendim i cili me dakordësinë e këshilltarëve u vendos të lihej për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme, për mungesë dokumentacioni.

P/Vendim i Kryetarit të bashkisë “Për miratimin e ndihmës ekonomike për muajin Nëntor 2017, për të gjithë njësitë administrative të bashkisë Mirditë, i cili u aprovua unanimisht nga këshilli.