-Në vitin e 45 të Pallatit të Kulturës “MIRDITA”-

Klikoni ketu per kengen fituese…

 12 kengetare të rinj të muzikës së lehtë janë ngjitur mbrëmë në skenën e pallatit të kulturës Rrëshen për të performuar këngë të muzikës së lehtë në edicionin e dytë të “Mirdita Fest”.

Një aktivitet rishtar që do të përkujtonte plejadën e muzikantëve dhe këngëtarëve të Mirditës në dekada, pikërisht sa i përket muzikës së lehtë. Ndaj dhe show i mbrëmshëm u hap me kolonën zanorë të këngëtarës Luljeta Përbasha “Stafeta e Aksionit’, për të vazhduar me kujtimet ne festivalet e ndryshme në Mirditë duke përmendur emra të njohur të këtyre eventeve si Dorjan Nini, Edmond Xhani, Zef Tusha, Kol Picaku, si dhe nje nga themeluesit e pare te muzikes se lehte ne Mirdite Spiro Theodhosi, 12433067_10207120013510761_1508984894_oetj, grupin e të rinjëve të talentuar si Paulin Tusha apo Tom Lleshi, Balina Shehu, Aleksander Kolshi, por dhe më parë që nga Stavri Zako me brezin e tij,vellezerit Darova, etj, të cilët vunë dhe themelin e muzikës së lehtë në Mirditë.

“Mirdita Fest” ishte mbështetur në të kënduarit live nga këngëtarët e rinj, me baza muzikore nga “100 kengët e shekullit”.

Ra në sy përgatitja serioze dhe me zëra të intonuar dhe plot ngjyrë falë përkujdesjes së treguar prej muajsh nga muzikanti i pallatit të Kulturës, Mark Gjonaj.

Juria e përbërë nga Bardhok Pulaj, Blert Leci, Estela Ruka,10644768_10207119749544162_3277161486546845855_o Aleksandër Ndoja dhe Arinda Gjoni, ndoqi me kujdes performancat dhe vlerësoj me këto cmime:

Best duet (Motrat Përshqefa)

Best Vokal (Sabina Dona)

Cmimi i karrierës (Marko Deda)

Dhe cmimi i madh “Gjokë Beci”, u vlerësua nxënësja e gjimnazit Rrëshen, Klea Kacorri.

Cmimet janë ndarë nga kryetari i këshillit Pjetër Pjetri, i cili vlerësoi këtë aktivitet të bukur duke premtuar mbështeteje në emër të kryebashkiakut Ndrecë Dedaj, për kulturën dhe për këtë brez të ri këngëtarësh etj.

Po ashtu cmimet janë dhënë dhe nga gjeneral Dedë Prenga, bisnenesmeni kulturolog Besnik Paci, dhe e ftuara 12433070_10207120013470760_1373327287_oe jurisë, këngëtarja e viteve ’80-të, Estela Ruka.

Këngëtarët dhe këngët e performuara:

1.Sara Gjonaj: Shpirtin ma rremben. (kenduar nga motrat Libohova)

  1. Adelion Kola “Enderr” (Mira Koncii
  2. duet: Motrat Pershqefa. “Dy shoqet” (libohova)
  3. Genta Beqiri “Lemza” (Eranda Libohova)
  4. Fatmira Ndoja “Kur bjen fyelli e ciftelia” ( E. Libohova)
  5. duet Marko Deda dhe Julia Jaku  “Pesha e fatit”
  6. Bleona Tusha “Shiu i veres” (Jonida Malici)
  7. Klea Kacorri  “Engjejt vrasin njelloj”   ( Besa)
  8. Gledisa Pershqefa “Kur te jesh merzitur shume”  (J. Maliqi)
  9. Valle. Shqipja e Andeve. (grupi i valleve, punuar nga Mark Gjonaj, koreografi E. Marku)
  10. duet: Marko Deda dhe Sabina Dona “Sagapo”
  11. Julia Jaku “E vogla” (Sonia Malaj)
  12. Xhesika Doci “Gersheti”
  13. Xhesilda Pershqefa “Zemren e lame peng” (Olta  Boga)
  14. Sabina Dona “Fati yne shprese e marrezi” (A. Gace)
  15. Marko Deda “S’ma njohe zemren”. Sidrit Bejleri.

Me këtë aktivitet të organizuar nën kujdesin e bashkisë Mirditë, u mbyll një12435242_10207120014030774_301409541_o vit tepër i sukseshëm kulturor si një bazë me rëndësi për vitin e ardhshëm për më shume cilësi dhe më shumë mbështetje për ta bërë Mirditën sa më atraktive edhe në pikpamjen kulturore.

Përgatiti: Aleksandër Ndoja