Edicioni i rradhës i “Dajti n’Fest 2017” me rastin e promocionit ndërgjegjësues për Ditën e Maleve, solli një bashkëpunim si rrallë herë në mes dy bashkive, asaj Tiranë dhe bashkisë Mirditë.

Pas Tirana-Folk, vitin e kaluar në amfiteatrin e Liqenit të Tiranës, ky bashkëpunim ishte akoma më domethënës dhe nje model se si mund të shërbejnë punët e përbashkëta në mes dy bashkive në fushën kulturore dhe turistike etj.

Gjithë perceptimi dhe ndërtimi i një veprimtarie të tillë, nisi me inspirimin direkt të kryebashkiakut z.Ndrec Dedaj, për të nxitur realizimin e një aktiviteti multidimensional që do të kishte në aksin kryesor të vet përshtatjen me elmentët e tjerë të “Dajti n’Fest  2017”,  ku duhej realizuar motoja: përqafojmë natyrën me traditën!

Gjate ketij aktiviteti u bë edhe inagurimi i pistës së Paragliding dhe u zhvilluan fluturime me balonë dhe hiking, ku të apasionuarit shoqëroheshin nga profesionistë nëpërmjet aplikacionit TIO si dhe sporte të tjera ekstreme.

“Dajti N’Fest 2017” vinte si një iniciativë e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit –Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe EDS Foundation, dhe ku ansambli Mirdita dhe zejet e Mirditës paten peshën kryesore sa i përket:

– Logun e Këngës (këngë, valle, muzikë etj).
– Logun e Gatimeve Tradicionale.
– Logun me Erna & Erza (bimë medicinale, vajra, çajra, aroma).
– Logun e Zejeve (avlemend, artizanat, mulli guri, vegjepunuese, art ne dru, etj.).
– Logun e Dokeve dhe Zakoneve (Marrja e Nuses, Kanga e Krushqve, Oda e grave, Oda e Kuvendit), etj.
Ansambli i Mirdites u paraqit si një aset i çmuar në këtë ditë aq sa ngjalli simpati të jashtëzakonshme, jo vetëm tek drejtuesit e bashkisë dhe Ministrisë së Turizmit, por dhe tek publiku i shumtë që kishte ardhur të shijonte Dajtin e Traditës dhe të Aventurës.

Në regjinë e koklavitur të kësaj dite të shënuar, ndihmuan gjithë specialistët e Agjencisë së Parkut të Rekreacionit dhe veçmas mjeshtri Arjan Sukniqi.

Fabulat e sjella nga artistët e Ansamblit por dhe zejtaret e moshuara si Martine Tuci apo Bardhe Pjetraj, ishin qershia mbi tortë e show-t special që dha për publikun Ansambli Mirdita pikërisht në fushën e mbuluar nga dëbora.

Riti i dasmës së Mirditës, që kësaj radhe ishte perceptuar si një ndërlidhje krushqish të hershme “për të kaptuar 9 male”, bëri pjesë të saj edhe vetë kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndërsa Nusja e Ansamblit me veshjen e traditës të kuruar me shumë kujdes, hijeshoi gjithë “amfiteatrin bjeshkor etnokulturor” në Dajtit n’Fest!

Pas ndarjes së çmimeve për lojërat, hedhjet, çiklistët etj, në skenën e mbushur me artistë të Mirditës, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj përgëzoi Bashkinë Mirditë dhe artistët mirditas duke u shprehur me superlativa për këtë visar të çmuar tashmë të trashëgimisë kombëtare.

Në fund të aktivitetit në një lokal ekologjik të Dajtit, kryebashkiaku Ndrec Dedaj, përgëzi artistët e këtij ansambli dhe drejtuesit e tij për punën e frytshme dhe këtë realizim spektakolar në Dajt. Ai u shpreh se të gjithë ne duhet ta ruajmë fort këtë “patentë të çertifikuar” ne syte e publikut shqiptar në klasin më të lartë, ndaj si ai personalisht dhe e gjithë bashkia qe drejton do të ushtrojë gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre, për një Ansambël që konkuron denjësisht kudo, që paraqet dhe promovon  Mirditën jo vetëm në skenat lokale a gjetkë, por dhe në evente të tilla të mëdha, siç ishte ky bashkëpunim, Bashkia Tiranë dhe Bashkia Mirditë.

Viti 2018 do të sjellë të tjera surpriza akoma me te bukura, u shpreh kryebashkiaku Dedaj, ne bashkepunimet sinkronizuese me bashkinë më të madhe në vend, por dhe të tjera si dhe ministri apo agjenci turistike si brenda dhe jashtë vendit.

[su_slider source=”media: 5899,5900,5901,5902,5903,5904,5905,5907,5908,5909,5910,5911,5912,5914,5915,5916,5917,5918,5919,5920,5921,5922,5923,5924,5925,5926,5927,5928,5930,5929″ link=”image” title=”no” pages=”no”]