Një ditë të ngjeshur me veprimtari të shumta dedikuar trashëgimisë kulturore, ka organizuar bashkia Mirditë më 29 shtator, e shënuar si Dita Kombëtarë e Trashëgimisë Kulturore, ditë e cila edhe në Shqipëri organizohet në kuadër të Javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore, e cila festohet në rreth 50 vende të Europës.

Në hollet e pallatit të Kulturës Rrëshen u ekspozuan veshje dhe punime artizanale nga zejtarët e Mirditës, si individë por dhe shoqata “Gruaja për progres”, pjesëmarrëse në disa panaire kombëtare. Gjithashtu nga QKF Mirditë u paraqitën punime të fëmijëve me materiale të riciklueshme, kryesisht duke improvizuar orendi shtëpiake të traditës së Mirditës së hershme, ndërsa nga biblioteka Publike u ekspozuan libra të vjetër të visareve folklorike etj.  Ranë në sy dhe veshjet tradicionale, punime dhe qëndisma me dorë nga gra dhe vajza që mundohen të krijojnë mundësi vetpunësimi nga shtëpitë e tyre.

Por për të patur një organizim më efikas, po këtë ditë, Bashkia dhe Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës, organizuan me gratë dhe vajzat zejtare dhe pjesëmarrës të shumtë workshpop-in për tregun online te zejeve.

Me këtë  rast kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, prezantoi objektivat e këtij  Fondacioni si risi ne administrimin e projekteve të ndryshme ndikuese në shumë fusha të jetës ekonomike, kulturore dhe sociale të komunitetit mirditas. Kryebashkiaku Dedaj lançoj dhe projektin e parë të këtij Fondacioni, që ka të bëjë me rivitalizmin e Ansamblit “Mirdita” me një projekt prej 2,7 milion lekë të reja, të dhëna si donacion nga Kristian Boçi, i cili pas një emigracioni të gjatë që në moshë të vogël, tashmë ka hapur bisnes të suksesshëm në Shqipëri. Ky projekt do të mundësojë pasjisjen me bazë të nevojshme materiale të Ansamblit, si instrumente, foni, veshje si dhe përgatitjen e formacioneve të këtij grupimi artistik si asset i cmueshëm kulturor dhe turistik për Mirditën.

Drejtoresha e Fondacionit, Edona Daçi, prezantoi projektin për shitjet online të prodhimeve artizanale, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë sidomos grave dhe vajzave që realizojnë punime dore nga shtëpia, cka do të krijonte mundësinë e vetpunësimit të tyre.

Vetë gratë dhe vajzat zejtare sollën eksperiencat e tyre për punën që bëjnë, por dhe kërkuan të njiheshin më mirë me fushën e kësaj veprimtarie, gjë për të cilën nga ana e Fondacionit do të ketë jo vetëm seminare te tjera, por dhe do të gjendet mundësia e promovimeve sidomos për tregun e huaj ne evente të ndryshme.

Më pas Dita e Trashëgimisë, vazhdoi në sallën e muzeut etnografik të Ansamblit “Mirdita” (Mjeshter i Madh) me një rekuiem interesant të rapsodit të njohur të Ansamblit “Mirdita”,  Nikollë Preci, pjesëmarrës ne festivalet foklorike që nga viti 1968. Kënga majëkrahu dhe akapelo, u sollën live për auditorin duke përjetuar emocione përgjatë intrepretimit nga mjeshtri i këngës rapsodike.

[su_slider source=”media: 4076,4075,4074,4073″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]