Në vijim të traditës së krijuar në Mirditë prej disa viteve, si eksperiencë e veçantë në shpalosjet turistike, edhe  këtë vit është organizuar “Mirdita Turistike 2017” nga ana e bashkisë Mirditë, kësaj radhe në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës.

Veprimtaria turistike, që kishte për qëllim promovimin turistik të territorit që mbulon bashkia Mirditë, pati si destinacion një nga udhnajet më të hershme shqiptare të Mesjetës, Udha e Madhe që lidhte Shkodrën me Vaun e Dejës, Vig, Simon, Vau i Madh- Shpal, Orosh dhe më tej për Prizren.

Ndaj iu dha rëndësi “shtegtimit historik” duke nisur nga Kuvendet e Shpalit, përmes spjegimeve nga historianët për këtë vendkuvendesh të hershëm mirditas dhe shqiptar; vizitave në një prej qendrave të vjetra administrative të Mirditës, siç është lokaliteti i Shpalit, kalimit nëpër fragmentet e Udhës së Hershme, ndërtimeve të asaj kohe etj.

Turistë të huaj, suedezë dhe belgë, u mahnitën nga pamjet panoramike që përmbledh zona e Bilinishtit por dhe më tej malet e Oroshit dhe Vau i Madh, duke shijuar një ditë të mbushur me surpriza. Ndërkohë i ftuar në këtë veprimtari ishte edhe prefekti i Lezhës z. Eduard Ndreca, i cili shprehu mbështetjen për mënyrën e organizimit, promovimit të kulturës dhe traditave vendase.

Por supriza më e këndshme për ta dhe pjesëmarrës të shumtë ishte ruajtur tek kulla Prendi në Peshqesh (Vau i Madh), ku artistët e moshave të Ansamblit Mirdita performuan një “dasëm live në zakon”, duke sjellë para pjesëmarrësve një nga pasuritë më të çmuara shqiptare, siç janë ritet dasmore dhe mënyrën e jetesës nëpër kulla si bujtina të moçme.

Kënga, vallja dhe hareja, gastronomia vendase bio, etj, përfshiu dhe të huajt e shumtë që u bënë pjesë e kësaj Dasme të madhe turistike, për të cilën ata u shprehën se ishte nga kujtimet më të bukura që marrin në viset shqiptare, madje dhe më tej, nga tour-et që ata kanë bërë nëpër vende të ndryshme të Ballkanit apo Europës.

Bashkëpunimi i frytshëm mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Mirditë erdhi në sajë të aplikimit për projekte nga zj.Odeta Taçi, duke u shpallur fituese me “Mirdita Turistike”.

DSC08702
DSC08728
DSC08738
DSC00241
DSC00244
DSC00245
DSC00247
DSC00248
DSC00252
DSC00264
DSC00270
DSC00273
DSC00277
DSC00279
DSC08809
DSC08810
new
DSC08817
DSC08818
DSC08836