Kryetari i bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj, i ka akorduar Mirënjohjen e Bashkisë Mirditë, njërit prej drejtuesve më të spikatur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , mirditorit Nikoll Rica, me rastin e 60 vjetorit të lindjes së tij, me motivacionin “Për kontribut të vyer ndër vite në policinë shqiptare, gjimnazist i Medaljes së Artë në Mirditë dhe student i ekselencës në studimet akademike të policisë dhe atë të drejtësisë. Personalitet i akademizmit policor, ndër të rrallët specialistë dhe drejtues të Rendit, i trajnuar në mbi 10 shtete europiane; studiues, hulumtues dhe metodist në lëmin e procedurës penale, figurë shumplanëshe që i ka bërë dhe bën nder e shërbim Vendit dhe Mirditës kudo ku ai ka punuar dhe jetuar si pedagog, jurist, dhe zyrtar i spikatur i Ministrisë së Brendshme”.
Në emër të kryebashkiakut Dedaj, Mirënjohja iu dorëzua zotit Rica në një ceremoni të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Tiranë.
Ai e vlerësoi pa masë këtë nderim të ardhur nga bashkia e vendlindjes, si një surprizë nga më të bukurat e jetës së tij.
Ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Haki Çako, çmoi punën e bërë ndër vite nga Nikoll Rica si një profesionist i zoti dhe zyrtar korrekt, me etikë të lartë, shembull i virtytit, përkushtimit dhe devocionit të lartë në çdo detyrë të ngarkuar. Më tej ai tha se vlerësimi i sotëm nga bashkia Mirditë për një drejtues të lartë policie në këtë institucion, padyshim, përbën risi, dhe motiv frymëzimi jo vetëm për Nikollën, por për të gjithë ne, për t’i shërbyer vendit dhe shtetit në çdo lloj situate.


ni
nii
niii