Ka nisur puna për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mirditë. Kryetari i Bashkisë, z.Ndrec Dedaj, zhvilloi ditën e enjte një takim me përfaqësuesit e kompanisë “GAIA SA”, ku u diskutua lidhur me fazat e të gjithë procesit, nga nisja e deri në dokumentimin final të Planit të Përgjithshëm Vendor.  Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e hartimit të PPV-së për zhvillimin territorial të Bashkisë Mirditës, ndërsa shtoi se nga ana e Bashkisë do të ketë bashkëpunim maksimal për mbarëvajtjen e të gjithë procesit.

Puna fillimisht do të nisë me analizën e planeve, strategjive, politikave, dokumenteve të hartuara më parë si dhe një analizim të përgjithshëm të territorit. Më pas do të hartohet një bazë të dhënash territoriale e integruar në platformën GIS. I gjithë procesi do të shoqërohet me konsultimin publik të palëve të interesuara. Procesi më pas do të vijojë me hartimin e Strategjisë Territoriale, e cila do të pasohet së fundmi me dokumentin final të Planit të Zhvillimit të Territorit.

Bashkia Mirditë është një nga njësitë vendore që do të ketë gati Planin e Përgjithshëm Vendor brenda vitit 2017, ndërsa Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU), si autoritet kombëtar i planifikimit të territorit, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), do të mbështesë dhe bashkërendojë të gjithë procesin.

PPV2
PPV3
PPV4