NJOFTIM

TË NDERUAR  TAKSAPAGUES TË BASHKISË MIRDITË

Në zbatim të VKM nr 132 datë 07.03.2018 pika 9 “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurisë së paluajtshme kadastra fiskale) ju drejtohemi ju,

-Pronarët e ndërtesave, përdorues të ndërtesave , qytetarë që kanë ndërtesen në proces legalizimi apo qytetare që nuk kanë asnjë nga sa përmendem me lart.

Që brenda dt 05.02.2019 paraqisni në  Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore dokumentet e mëposhtëm:

-Çertifikatën e pronësisë të lëshuar nga ZVRPP

-Kontraten e huapërdorjes/qirasë me pronarët e ndërtesave ku banoni apo ushtroni aktivitetin tuaj (te dala nga zyra e noterise).

-Çertifikatën e përkohëshme legalizimi apo çdo dokumet tjetër që vërteton pronësine mbi pasurinë.

-Nëqoftëse nuk  dispononi asnjë nga ato që u përmenden më lart paraqituni pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore për të bërë deklarimin me shkrim të sipërfaqes së ndërtesës ku ju banoni apo ushtroni aktivitetin tuaj privat.

Për çdo sqarim paraqituni pranë DTTV godina ish-Bashkia Rrëshen kati i tretë ose në postën elektronike drejtoria.tatimeve@bashkiamirdite.gov.al

Ju lutemi vlerësojeni këtë njoftim pasi në të kundërt do të përdoren automatikisht sipas VKM nr 132 datë 07.03.2018 vlerat referuese duke përdorur sipërfaqen  e prezumuar (vlerësim automatik nga zyra).