15665700_1754607498197045_4649565139340204061_nNë kuadër të prezantimit të treguesve fiskal në bashkinë Mirditë për vitin 2017 me grupet e interesit, janë organizuar dëgjesa publike në njësitë  administrative Orosh dhe Fan, për të vijuar më tej, edhe me njësitë e tjera administrative.

Pjesëmarrës në këto dëgjesa publike ishin N/kryetari i bashkisë Mirditë z. Julian Përgega, Drejtoresha e Tatimeve, si dhe inspektorë të tjerë të drejtorisë së tatimeve, pranë kësaj bashkie.

Qëllimi kryesor i këtij organizimi për pos atij ligjor, ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve nga autoritetet përkatëse për anët pozitive që sjell pagesa e taksave dhe tarifave vendore, për mirë-funksionimin e shërbimeve ndaj tyre, si dhe forcimin e arkës së bashkisë.

Drejtoresha e Tatimeve pranë kësaj bashkie njoftoi se nga -10 deri në -30 përqind e nivelit të taksës që parashion  ligji është vendosur për tokat bujqësore, ndërkohë që janë të përjashtuara nga taksat:

-Pronat e shtetit që nuk kanë përfitime.- Objektet fetare. Gjithashtu invalidët e punës, tetraplegjikët, përsonat me aftësi të kufizuar, kur janë kryefamiljar.

Qytetarët diskutuan hapur, dhe shprehen opinionet e tyre, lidhur me treguesit fiskal, ku përgjithësisht ishin të kënaqur për komunikimin dhe informimin që po u bëhej, gjithashtu paraqitën dakortësi lidhur me të qenit korrekt në shlyrjen e këtyre detyrimeve ligjore.

Ndërkohë, siç u theksua më lart, proçedura për prezantimin e treguesve fiskal po vazhdon me ritme të shpejta, edhe në njësitë e tjera administrative.

paketa fiskale
paketa fiskale
paketa fiskale
paketa fiskale
paketa fiskale