Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore ka zhvilluar dëgjesat publike në shtatë njësitë administrative të Bashkisë Mirditë. Përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët u njohën me taksat dhe tarifat që do të paguajnë vitin e ardhshëm.

Ata paraqitën gjithashtu sugjerime, të cilat do të reflektohen edhe në projekt-propozim para se Paketa Fiskale 2018 të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.

Një qëllim tjetër i zhvillimit të dëgjesave publike në Rrëshen, Rubik, Selitë, Kthellë, Orosh, Kaçinar dhe Fan ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë që ka pagesave e taksave dhe tarifave vendore.

[su_slider source=”media: 5763,5762,5764,5765,5768,5767,5754,5755,5756,5757,5758,5759,5760,5752″ link=”image” title=”no” pages=”no”]