Për të pasur një perceptim sa më të qartë për sa i përket procesit të miratimit të Paketës Fiskale, e cila do të jkopertine

etë kyç për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ivestime publike, Kryetari i Bashkisë z. Ndrec Dedaj  ka bërë prezent projekt idenë përpara një publiku të gjerë, ku pjesmarrës më së shumti ishin përfaqësues të bisnezit vendas.

Për më shumë se një orë z. Dedaj ka përcjellë të gjithë materialin e përgatitur nga grupi i punës i ngarkuar për këtë qëllim. Ajo çfar ra më shumë në sy të pranishmëve, ishte fakti se shumë nga taksat vendore shënonin zbritje në krahasim me paketën fiskale të viteve të kaluara. Kryetari i Bashkisë mes të tjerave rikonfirmoi edhe një herë vendimin e qeverisë për heqjen e taksës së bisnezit të vogël nga 0 – 5 milionë lekë, dhe uljen ne 5% të tatimit mbi fitimin për bisnesin që kalon 5 milion xhiro në vit.

Më pas fjalën e kanë marrë disa bisnesmenë të cilët kanë vlerësuar paketën fiskale të paraqitur, ndërkohë kanë bërë edhe disa sygjerime të cilat janë gjetur të drejta nga Kryetari i Bashkisë dhe stafi që është marrë me hartimin e paketës fiskale. Sygjerimet janë marrë në shënim dhe gjatë hartimit përfundimtar, përpara se paketa fiskale të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak, ato do të reflektohen në paketë.

Përfaqësuesit e bisnesit kanë ngritur si problem edhe faktin se ata janë konkuruar në mënyrë të pa drejtë nga ambulantë që vijnë nga rrethe të tjera të vendit, ndërsa nuk paguajnë asnjë taksë.

Për këtë kryetari i bashkisë z. Dedaj tha se po hartohet paketa e gjobave, nëse ata do të ndalojnë të bëjnë tregëti jashtë vendeve të paracaktuara për ta, do të ndëshkohen sipas ligjit ndërkohë që lajmëroi diferencim taksash mes ambulantëve vendor të cilët do ti kenë më të ulta, se sa ata që vijnë nga zona të tjera duke shkelur rregullat e konkurencës.

Në fund ka bërë disa sqarime rreth paketës fiskale ekonomisti i njohur dhe me përvojë të gjatë në fushën e financave z. Gjon Ndreja, i cili ka asistur grupin e punës për hartimin e paketës fiskale. Ai ka vënë në dukje uljen e taksave për një sërë aktivitetesh ekonomike, duke kërkuar rritje më të lartë të nivelit të mbledhjes së tyre. Kjo do të arrihet kur të gjithë të jemi pjesmarrës dhe kontributorë, ndërsa duke ju referuar fjalës së Kryetarit të Bashkisë, ai tha se baza për një zhvillim të qëndrueshëm nuk është grandi që akordon qeveria, por më së shumti kontributi në pagesën e taksave.

Në ditët në vazhdim, menjëherë sapo të miratohet paketa fiskale, në këtë portal të gjithë të interesuarit do të njihem me të gjitha taksat që do të aplikohen në Bashkinë Mirditë.